PD harton programin ekonomik - Taksë e sheshtë 10% mbi kapitalin, taksë e shitjes së pronës 2%

Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes pranë Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, janë në përmbyllje të hartimit të programit qeverisës 2025-2029. Fokus kryesor është rritja ekonomike gjithëpërfshirëse e vendit.
Sipas ekspertëve të departamenteve rritja ekonomike do të mbështetet nga një sistem i thjeshtë fiskal me norma të ulëta, gërshetuar me burokraci të thjeshtuara, të kuptueshme e të pranuara nga të gjithë aktorët e tregut, si dhe një ekonomi e çliruar nga praktikat korruptive dhe klienteliste.
PD propozon krijimin e një Banke Zhvillimore me kapital shtetëror dhe kontribut të skemave të garancisë së donatorëve ndërkombëtarë, e cila do të financojë me kosto minimaliste të gjitha projektet që konsiderohen prioritare për zhvillimin si start-up e të rinjve, projekte zhvillimore, projekte të emigrantëve shqiptarë që do të kthehen në atdhe.
Gjithashtu, do të kryhet një reformë e thellë e sistemit fiskal aktual duke e thjeshtëzuar për të lehtësuar konsumatorët dhe bizneset, nëpërmjet uljes së numrit të shkallëve të ndryshme tatimore, implementimin e një takse të sheshtë 10% mbi kapitalin, implementimin e tatimit 10% mbi të ardhurat nga puna duke përjashtuar 50 mijë lekët e para, si dhe do të hiqet taksimi progresiv.
Ndërkohë, tatimi edhe mbi të ardhurat jo nga paga do të jetë 10% dhe taksimi mbi profesionet e lira dhe biznesin e vogël do të jetë zero.
Sipas ekspertëve të PD, tavani vjetor për tatim-fitimin zero për biznesin e vogël do të jetë në 18 milionë lekë, ndërsa kufiri i përjashtimit nga TVSH do të jetë 14 milionë lekë xhiro vjetore. Do te ulet nga 15% në 2% taksa e shitjes së pronës, si dhe do të hiqet “Taksa Rama” mbi karburantet, duke bërë që çdo litër karburant të kushtojë 24 lek më lirë.
Ndërkohë, të shtunën paradite në Parkun Olimpik të Tiranës, Partia Demokratike me kryetar Lulzim Bashën do të publikojë planin për zhvillimin ekonomik dhe punësimin.
Diamila Leka/SCAN

Rishikohet në ulje kësti i parapagimit të të vetëpunësuarëve - Si dhe sa tatohen profesionistët e lirë në vendet e rajonit?
Administrata tatimore ka rishikuar në ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira. Nga analizat e thelluara të Administratës Tatimore është......

Rrugët, 3 kontratat që do të aktivizohen sivjet - Përfshihen akset e korridorit Adriatiko-Jonian
Tre kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat për ndërtimin e rrugëve pritet të aktivizohen gjatë këtij viti, sipas të dhënave të përpunuara nga......

Në cilat qarqe u ndërtua më shumë? - Gjatë tre mujave të parë të vitit, lejet u rritën vetëm në katër qarqe
Lejet e ndërtimit i janë rikthyer rritjes në tremujorin e parë të vitit me rreth 2.6%, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, por janë rreth......

Investime në rrugën Shkodër-Mali i Zi - BERZH, tender për aksin Shirokë-kufi, ndërhyrje edhe në ujësjellës-kanalizime
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë - Zogaj - Kufiri me Malin e Zi dhe sistemet......

Historike për një ish-president të SHBA-së – Donald Trump shpallet fajtor për të gjitha akuzat!
Juria e Nju Jorkut të enjten e shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për të gjitha 34 akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me......

Inteligjenca artificiale, përdorim minimal - Publikohet sondazhi me 12 mijë individë në gjashtë vende
Një sondazh zbuloi se ndërsa shumica e njerëzve kanë dëgjuar për mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, përdorimi i rregullt mbetet mjaft i ulët. Që......

“Korridori Jugor i Hidrogjenit” - Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen
Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruan një memorandum të përbashkët mirëkuptimi për të zhvilluar një korridor modern të importit të hidrogjenit që lidh të......

Pse grekët nuk arrijnë të kursejnë? - Studimi, Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD
Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD për sa i përket kursimeve, sipas një studimi të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Athinës (OPA).......