Investime në rrugën Shkodër-Mali i Zi - BERZH, tender për aksin Shirokë-kufi, ndërhyrje edhe në ujësjellës-kanalizime

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë - Zogaj - Kufiri me Malin e Zi dhe sistemet e ujësjellësit dhe ujërave të zeza Shirokë - Zogaj, në Qarkun e Shkodrës.
Ndërhyrjet janë pjesë e projektit për Infrastrukturën dhe Turizmin në Shqipëri, që financohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet asistencës teknike dhe granteve të investimeve në një shumë totale prej 40 milionë euro, si dhe nga kredia sovrane plotësuese e dhënë nga BERZH për qeverinë e Shqipërisë.
Rruga Shirokë-Zogaj gjatë viteve të fundit ka regjistruar një rritje të konsiderueshme të përdoruesve të trafikut, veçanërisht gjatë sezonit të verës, për shkak të rritjes të lartë të turistëve vendas dhe të huaj, duke shijuar komoditetet natyrore përgjatë liqenit të Shkodrës dhe atraksionet e ndryshme turistike të kësaj zone të mbrojtur mjedisore.
Për këto arsye, sipas BERZH rehabilitimi i kësaj rruge është kthyer në një çështje prioritare, sepse është absolutisht e nevojshme. Tenderi do të qëndrojë i hapur për kompanitë e interesuara deri në datën 7 korrik.
Ky nuk është tenderi i parë që BERZH hap në kuadër të këtij projekti, pasi vetëm pak javë më parë u hap procedura për përmirësimin e potencialit të turizmit kulturor nëpërmjet ndërhyrjeve në Kalanë e Beratit, duke synuar rritjen e atraktivitetit turistik të këtij destinacioni.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Historike për një ish-president të SHBA-së – Donald Trump shpallet fajtor për të gjitha akuzat!
Juria e Nju Jorkut të enjten e shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për të gjitha 34 akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me......

Inteligjenca artificiale, përdorim minimal - Publikohet sondazhi me 12 mijë individë në gjashtë vende
Një sondazh zbuloi se ndërsa shumica e njerëzve kanë dëgjuar për mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, përdorimi i rregullt mbetet mjaft i ulët. Që......

“Korridori Jugor i Hidrogjenit” - Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen
Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruan një memorandum të përbashkët mirëkuptimi për të zhvilluar një korridor modern të importit të hidrogjenit që lidh të......

Pse grekët nuk arrijnë të kursejnë? - Studimi, Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD
Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD për sa i përket kursimeve, sipas një studimi të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Athinës (OPA).......

Spotify rrit tarifat në Francë - Kundërshtarët sugjeruan skemë alternative, e cila u refuzua
Spotify rriti çmimet e saj për klientët e rinj në Francë në përgjigje të 'taksës së transmetimit' të qeverisë. Abonimi mujor premium do të rritet me 13 cent në......

Marrëveshje për makinat elektrike? - Tarifat e përkohshme BE-Kinë do të jenë një “goditje” e miliarda dollarëve
Komisioni Evropian ka nisur një lëvizje për rritjen e tarifave për automjeteve elektrike, diçka e pritshme që do të sjellë një raund bisedimesh, ku drejtuesit......

Sa para’ marrim nga Bashkimi Evropian? - Përafërsisht 1.8 miliard euro vetëm nga fondet e para-anëtarësimit
Me rënien e regjimit komunist, në vitin 1991 u vendosën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, atëherë i quajtur......

Pensionet në Europë: Shqipëria e fundit në listë! Si krahasohen vendet e tjera?
Pensionet e lidhura me të ardhurat përbëjnë në masë të madhe burimin kryesor të të ardhurave për europianët e moshës 65 vjeç e lart. Megjithatë, më pak se......