Marrëveshje për makinat elektrike? - Tarifat e përkohshme BE-Kinë do të jenë një “goditje” e miliarda dollarëve

Komisioni Evropian ka nisur një lëvizje për rritjen e tarifave për automjeteve elektrike, diçka e pritshme që do të sjellë një raund bisedimesh, ku drejtuesit kinezë shpresojnë zbutjen e goditjes për industrinë më të madhe në botë të EV (automjeteve elektrike)
Tarifat e përkohshme, që priten të publikohen deri më 5 qershor, do të jenë një goditje që përfaqësojnë miliarda dollarë në kosto të reja për prodhuesit kinezë të makinave elektrike. Megjithatë, si Evropa ashtu edhe Kina kanë arsye për të arritur një marrëveshje.
Industria kineze e automjeteve elektrike ka nevojë për eksporte fitimprurëse në ekonominë e tretë më të madhe në botë për të kundërshtuar rënien e marzheve në vend, ndërsa prodhuesit gjermanë të automobilave duan akses në tregun e automjeteve të Kinës dhe partneritet për të ulur kostot.
Çdo 10% shtesë në tarifat e Bashkimit Evropian mbi taksën ekzistuese prej 10% do t'u kushtonte eksportuesve kinezë të automjeteve elektrike rreth 1 miliard dollarë bazuar në të dhënat tregtare të vitit 2023. Kjo kosto do të rritet këtë vit pasi prodhuesit kinezë të automjeteve elektrike zgjerojnë eksportet në Evropë.
Hetimet e mëparshme të subvencioneve të BE-së për importet nga Kina të produkteve të tjera kanë rezultuar në tarifa shtesë që variojnë nga rreth 9% në 26% për kompanitë. Kina ka sinjalizuar se po përgatit alternativa në vazhdim. Detyrimet e përkohshme të BE-së mund të sfidohen, apo edhe të hiqen nëse një pjesë mjaft e madhe e qeverive të BE-së i kundërshtojnë ato pas katër muajsh.
Dhoma e Tregtisë e Kinës në BE, tha javën e kaluar se Pekini po konsideronte rritjen e tarifave për importet e makinave me motor të madh në 25%. Kina ka hedhur gjithashtu idenë e uljes së tarifave për importet e automjeteve të BE-së në 10% nga 15%.
Grupi tregtar tha se hetimi ishte me të meta që në fillim dhe kishte kërkuar informacion që prodhuesit kinezë të automjeteve nuk mund të jepnin. Kjo përfshinte detaje mbi furnitorët. Analistët presin që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje. Vendimi evropian do të vinte pasi Shtetet e Bashkuara katërfishuan tarifat për automjetet elektrike kineze në 100%.
Adelina Onuzi/SCAN
Sondazh

Sa para’ marrim nga Bashkimi Evropian? - Përafërsisht 1.8 miliard euro vetëm nga fondet e para-anëtarësimit
Me rënien e regjimit komunist, në vitin 1991 u vendosën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, atëherë i quajtur......

Pensionet në Europë: Shqipëria e fundit në listë! Si krahasohen vendet e tjera?
Pensionet e lidhura me të ardhurat përbëjnë në masë të madhe burimin kryesor të të ardhurave për europianët e moshës 65 vjeç e lart. Megjithatë, më pak se......

Konferenca përmbyllëse për Ministerialin “EHEA TIRANA 2024” - Manastirliu: Angazhim i përbashkët për njohjen reciproke të diplomave
Është mbajtur konferenca e përbashkët në përfundim të ministerialit dy ditor të mbajtur në Tiranë. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu u ndal në disa......

Turizmi, çmime më të lira se vendet e tjera - Shqipëria e lirë për shumicën e turistëve që vijnë për herë të parë
Rriten temperaturt dhe bashkë me to shtohet edhe numri i turistëve që vizitojnë kryeqytetin dhe jo vetëm. Vizitorët që vijnë për herë të parë në Shqipëri......

Projektligji për komunikimet elektronike diskutohet në Kuvend - Balluku: Është një risi për shërbimet digjitale
Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, këtë të enjte në Kuvend deklaroi se aksesi ndaj shërbimeve digjitle......

Inxhinieria e qëndrueshme/ 35 sipërmarrje italiane në misionin kushtuar sektorit të infrastrukturës në Shqipëri!
Janë 35 sipërmarrje italiane që do të marrin pjesë në misionin për sipërmarrjet në Tiranë kushtuar sektorit të infrastrukturës në Shqipëri si pjesë e nismës së......

Papunësia në Eurozonë arrin në një nivel të ri rekord të ulët një javë përpara vendimit të BQE-së!
Raporti i papunësisë në Eurozonë për prill 2024, i cili u publikua sot, tregon se ajo arriti në një nivel të ri rekord prej 6.4%, duke tejkaluar vlerësimet e......

Shqipëria dhe Inteligjenca Artificiale - Si t’i bëjmë algoritmet që të flasin shqip?!
Nga Fatos FICO “Qifqi është një gatim tradicional i Gjirokastrës, qifqinë vërtete e gjen vetëm atje,…”. Ndërsa tekstin lidhur me gatimin po e dërgoja në......