Shqipëria Postuar më 30 Maj 2024, 16:44

Inxhinieria e qëndrueshme/ 35 sipërmarrje italiane në misionin kushtuar sektorit të infrastrukturës në Shqipëri!

Nga SCAN TV
Inxhinieria e qëndrueshme/ 35 sipërmarrje italiane në

Janë 35 sipërmarrje italiane që do të marrin pjesë në misionin për sipërmarrjet në Tiranë kushtuar sektorit të infrastrukturës në Shqipëri si pjesë e nismës së organizuar nga Italian Trade Agency në bashkëpunim me Ambasadën Italiane në Tiranë dhe Shoqata OICE (promotore e projektit) e ANCE e cila merr shkas nga zhvillimi i dukshëm i viteve  të fundit i arritur në sektorin e infrastrukturës në Shqipëri.

Aktiviteti do të zhvillohet me date 6 qershor 2024 në Tiranë, në formën e një seminari të ndarë në 2 seksione, njëri teknik dhe tjetri tregtar.

Në të do të marrin pjesë përfaqësues të ministrive dhe shoqatave shqiptare që operojnë në sektorin e infrastrukturës, të tilla si: Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulent, Shoqata Shqiptare e Arkitektëve, Shoqata e Ndërtuesve Shqiptarë dhe atyre të Kosovës.

Gjatë pjesës kushtuar seksionit tregtar që do të zhvillohet pasdite, do të prezantohen 35 sipërmarrje italiane pjesëmarrëse, sipërmarrjet shqiptare, si dhe 22 operatorë të ftuar nga Kosova, të cilët më pas do të kenë mundësinë të  të takohen mes tyre, për të vlerësuar mundësitë e bashkëpunimit tregtar dhe industrial.

 

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat