Projektligji për sigurimet, AMF diskuton rregullat e reja me operatorët e mëdhenj të tregut

Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë së tyre, ndërsa shpërndarja e produkteve të sigurimit do t’u nënshtrohet kërkesave të përforcuara për mbrojtjen e konsumatorit. Këto janë dy prej ndryshimeve kryesore që parashikon projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”, i prezantuar në takimin e Drejtoreshës së Përgjithshme Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj.Adela Xhemali dhe përfaqësuesit e Bankës Botërore, në tryezë me drejtues të shoqërive të sigurimit. Projektligji synon përafrimin me kuadrin evropian Solvency II dhe Direktivën për Shpërndarjen e Sigurimeve (IDD).
Në fjalën e saj, Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive së vuri theksin te përgatitja e tregut për zbatimin e reformës. “Kjo reformë nuk duhet parë vetëm në dimensionin e përmbushjes së detyrimeve që burojnë nga procesi i integrimit evropian. Për Autoritetin, ajo përbën një mundësi për të forcuar më tej qëndrueshmërinë e tregut të sigurimeve, standardet e qeverisjes, administrimin e rreziqeve, transparencën dhe mbrojtjen e konsumatorëve”, theksoi znj Xhemali, duke nënvizuar nevojën për angazhim, planifikim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet Autoritetit dhe industrisë së sigurimeve.
Gjatë prezantimit të draft ligjit z. Timo Broszeit eksperti i Bankës Botërore theksoi se Solvency II e vendos qeverisjen korporative në thelb të regjimit të ri. Administrimi i rrezikut duhet të jetë pjesë e vendimmarrjes strategjike të shoqërisë, duke rritur përgjegjësinë e organeve drejtuese për qëndrueshmërinë financiare dhe mbrojtjen e të siguruarve.
Drejtoresha Xhemali vlerësoi mbështetjen e Bankës Botërore me financim të SECO të qeverisë zviceriane që kanë asistuar Autoritetin gjatë procesit të hartimit të projektligjit, për ekspertizën dhe kontributin e tyre, në përgatitjen e një kuadri ligjor të përafruar me kërkesat evropiane, si dhe kontributin në adresimin e çështjeve që lidhen me zbatimin e tij në kontekstin e tregut shqiptar të sigurimeve.
Përfaqësuesit e tregut të sigurimeve, diskutuan mbi pritshmëritë e tyre nga ky process, shkëmbimin e eksperiencave me shoqëritë që kanë avancuar në këtë drejtim si pjesë e grupeve ndëkombëtare, si dhe angazhimin për mbështjetjen e kësaj reforme me fokus tek ngritja e kapaciteteve dhe digjitalizimi.
Siguria në punë, Inspektorati Shtetëror kontroll në 22 mijë vende pune, vendosen 911 gjoba
Siguria dhe shëndeti në punë kanë qenë në fokus të aktivitetit të Inspektoratit Shtetëror të Punës gjatë muajit gusht 2026. Kontrollet kanë synuar verifikimin......
KMD takim në Fushë-Arrëz – Fokusi tek shqetësimet e qytetarëve për aksesin në shërbime
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi takimin e dytë të turit kombëtar “Udhëtimi në Shqipëri”, këtë herë në Fushë-Arrëz, ku qytetarë,......
Mishi, rekord importi/ Rritet fatura për kilogram. Rreth 939 milionë lekë në total për një muaj
Shqipëria po paguan gjithnjë e më shumë për mishin e importuar, edhe kur sasia nuk është në nivele rekord. Në gusht 2026, importet e grupit “Mish dhe të......
Ujësjellësit, më shumë energji - Raporti i ERRU: Eficienca energjetike, përmirësim vetëm Korça dhe Lezha
Konsumi i energjisë elektrike nga ujësjellësit ka shënuar rritje për të dytin vit radhazi, duke evidentuar sfidat e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në......
Arsimi, më shumë programe - Njësimi përfshin diploma të tjera ndërkombëtare të shkollave private
Diplomat e programeve të tjera ndërkombëtare, të lëshuara nga gjimnazet private të licensuara në Shqipëri, do të përfshihen në procedurën e......
Nafta ndez alarmin e kuq - Një zhvillim i papritur po trazon tregjet
Nafta po përballet me një tjetër kthesë të fortë, pasi shpresa për një zgjidhje diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk është materializuar ende.......
Sa po përdoren aplikacionet? ChatGPT dhe Temu kryesojnë, por TikTok nuk mbetet pas
Tregu i aplikacioneve po tregon gjithnjë e më shumë ndryshime në mënyrën se si përdoruesit zgjedhin të shpenzojnë kohën, të blejnë online, të komunikojnë apo......
Borxhi po rëndon familjet - BSH: 16% e tyre kanë kredi. Këstet zënë një pjesë më të madhe të të ardhurave
Më pak familje shqiptare kanë hua për të shlyer, por për ato që kanë marrë kredi, pesha e kësteve mbi të ardhurat është rritur. Të dhënat e Bankës së......

