Borxhet e energjisë, pagesa me këste e falje kamatash - OSHEE: Në 8 javë janë firmosur 1628 aktmarrëveshje

Prej datës 3 prill kur nisi aplikimi i skemave të reja për likujdimin me këste të borxheve për energjinë elektrike apo faljes së kamatvonesave, janë firmosur 1628 kontrata.
Sipas Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, prej tyre, 795 aktmarrëveshje janë firmosur nga klientë familjarë të cilët kanë paguar njëherësh detyrimin e tyre ndaj OSHEE, duke përfituar 70% reduktim kamate, ndërsa 595 të tjerë po i pagujnë detyrimet e prapambetura me këste.
Po ashtu, 148 klientë jofamiljarë kanë paguar të gjithë shumën e debisë së akumuluar të faturave të papaguara, duke përfituar reduktim të kamatëvonesave në masën 50%, ndërsa 14 klientë të kategorisë biznes i vogël, kanë paguar të gjithë shumën e borxhit ndaj OSHEE dhe kanë përfituar reduktim të kamatës me 100 %.
Paralelisht, janë dhe 72 biznese të tjerë që po i paguajnë borxhet me këste.
OSHEE thekson se skemat e aktmarrëveshjeve për vitin 2024, përfshijnë faturat e papaguara të energjisë elektrike deri në 31 dhjetor 2022.
Sipas të dhënave zyrtare nga Enti Rregullator i Energjisë, vlera për detyrime të papaguara ndaj OSHEE nga klientët familjarë, institucionet shtetërore, ujësjellësit dhe bizneset deri në fund të muajit mars arriti në 79.85 mld lekë, ku pjesën më të madhe e mbajnë familjarët me 45.34 mld lekë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Preferohen më shumë kartat e debitit për pagesa - Në 3 muajt e parë u kryen 116 milionë lekë transaksione në total
Në tremujorin e parë të këtij viti janë realizuar 9.8 milionë transaksione me karta bankare, ku rreth 9.3 milionë, ose 95% e të cilave ishin tërheqje cash nga......

Kush do të jetë sekretari i ardhshëm i përgjithshëm i NATO-s?!
Ministrat e Jashtëm nga vendet e NATO-s mblidhen në Pragë, Çeki, sot dhe nesër (30-31 maj). Mbi to duket vendimi kryesor se kush duhet të udhëheqë aleancën......

"Territori i paeksploruar": Çfarë do të thotë klima më e lagësht e Europës për hidrocentralet?!
Europa ishte rreth 7% më e lagësht se mesatarja në vitin 2023 gjatë vitit më të nxehtë në botë. Ajri i nxehtë ruan më shumë lagështi, gjë që rrit reshjet dhe......

SHBA premton 124 milionë euro ndihmë për Moldavinë për të kundërshtuar ndikimin rus!
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken premtoi 124 milionë euro ndihmë për Moldavinë për sigurinë energjetike dhe për të kundërshtuar dezinformimin rus.......

Rritja e shpenzimeve, “tkurr” kursimet e shqiptarëve - Jo vetëm ato në euro, por edhe depozitat në lekë vijuan rënien në prill
Depozitat në paranë e gjerë kanë vijuar rënien me ritme të shpejta edhe në muajin prill, duke konfirmuar një tendencë recesioni gjatë 4-mujorit të parë të......

Institucionet, 2.1 mld lekë efekte negative në buxhet - KLSH: U kryen 19 auditime në 4 muaj. Dominon menaxhimi jo efektiv i fondeve
Mbi 2.1 mld lekë përllogariten efektet negative në buxhetin e shtetit, shkaktuar nga institucionet publike në 4 muajt e parë të këtij viti. Nga 19 auditime të......

Ekonomia u kreditua me 770 mld lekë në prill - Më shumë hua në lekë. Biznesi “braktis” valutën
Kredia për ekonominë ka shënuar rritje të fortë gjatë muajit prill të këtij viti duke arritur në një total prej 770.9 miliardë lekësh, nga 763.5 miliardë në......

Greva e parë në historinë e Samsung - Rreth 28 mijë punëtorë kërkojnë paga më të larta
Një sindikatë e Samsung Electronics në Korenë e Jugut do të zhvillojë javën e ardhshme një grevë, e para në historinë e kompanisë, për të kërkuar paga më të......