Bota Postuar më 30 Maj 2024, 13:33

Greva e parë në historinë e Samsung - Rreth 28 mijë punëtorë kërkojnë paga më të larta

Nga SCAN TV
Greva e parë në historinë e Samsung - Rreth 28 mijë

Një sindikatë e Samsung Electronics në Korenë e Jugut do të zhvillojë javën e ardhshme një grevë, e para në historinë e kompanisë, për të kërkuar paga më të larta. Unioni Kombëtar i Samsung Electronics, që numëron rreth 28,000 anëtarë, ose më shumë se një e pesta e fuqisë punëtore të kompanisë, tha se do të ndalojë punën për një ditë më 7 qershor si pjesë e masave më të gjera të protestës. Punëtorët kanë protestuar javët e fundit jashtë zyrave të kompanisë në kryeqytetin Seul, si dhe në fabrikën e prodhimit të çipave.

Duke iu përgjigjur vendimit të kompanisë për rritjen e pagave këtë vit me 5.1%, sindikata ka thënë më parë se kërkon një ditë shtesë pushimi vjetor, si dhe shpërblime transparente të bazuara në performancë. Sindikata akuzoi gjigantin e teknologjisë për dështimin për të sjellë një plan kompromisi në negociatat e zhvilluara një ditë më parë. Zyrtarët e sindikatës mbrojtën vendimin për të ndërmarrë veprime industriale në një kohë kur disa pjesë të biznesit të Samsung janë duke mos performuar mirë.

Njoftimi për grevë vjen pasi Samsung, një nga prodhuesit më të mëdhenj të çipave në botë dhe prodhues i smartfonëve, duket se po “lëkundet” në disa fusha. Samsung javën e kaluar zëvendësoi kreun e njësisë së gjysmëpërçuesve duke thënë se një person i ri në krye ishte i nevojshëm për të dalë nga ajo që e quajti një "krizë" që ndikon në industrinë e çipave. Më shumë se 2,000 punëtorë të sindikatave të gjigantit të teknologjisë koreano-jugore u mblodhën në Seul javën e kaluar për të mbajtur një tubim të rrallë për të kërkuar paga më të mira.

Analistët thanë se rritja e anëtarësimit në sindikata pasqyron zhgënjimin e punëtorëve me një rënie të kohëve të fundit në konkurrencën e Samsung në biznese të tilla si çipat e memories me gjerësi të lartë të brezit (HBM) dhe për shkak të çështjeve ligjore me të cilat përballet gjigandi i teknologjisë.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat