Gjermania përshpejton infrastrukturën e hidrogjenit - Qeveria miraton projektligjin, lehtësi në procedurat e lejeve

Qeveria gjermane miratoi një projektligj për të përshpejtuar ndërtimin e infrastrukturës së hidrogjenit, importit dhe impianteve të prodhimit, ndërsa Berlini synon në dekarbonizimin e ekonomisë.
Ligji për Përshpejtimin e Hidrogjenit do t'i japë infrastrukturës një status "interesi publik mbizotërues", që do të thotë se autoritetet do t'i japin përparësi në procesin e miratimit. Procedurat e lejeve do të thjeshtohen dhe digjitalizohen dhe rastet ligjore që sfidojnë projektet e hidrogjenit dhe vlerësimet e ndikimit në mjedis do të shkurtohen, me shpresën e një zgjerimi të shpejtë.
Gjermania dëshiron të zgjerojë varësinë nga hidrogjeni si një burim energjie në të ardhmen për të ulur emetimet e gazeve serrë për sektorët industrialë shumë ndotës si çeliku dhe kimikatet dhe të ulin varësinë nga karburantet fosile të importuara.
Nga përshpejtimi do të përfitojnë kryesisht elektrolizuesit, pajisjet që përdorin energji për të ndarë hidrogjenin nga uji, me kusht që të provojnë se do të përdorin të paktën 80% energji të rinovueshme në periudhën deri në fund të vitit 2029.
Muajin e kaluar, koalicioni qeverisës i Gjermanisë ra dakord për një mekanizëm financimi për rrjetin e ardhshëm të hidrogjenit duke ofruar mbrojtje për investitorët në rast falimentimi.
Në mars, qeveria tha se do të caktonte deri në 3.53 miliardë euro fonde publike për të blerë hidrogjenin e gjelbër dhe derivatet e tij gjatë periudhës 2027-2036. Projektligji nuk përfshin ndërtimin më të shpejtë të termocentraleve të reja të gazit natyror që do të shndërrohen në hidrogjen në të ardhmen, një kërkesë kryesore e industrisë së energjisë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Investim gjigant për prodhimin e baterive - Blue Solutions, 2 miliardë euro për ndërtimin e një fabrike në Francë
Kompania franceze Blue Solutions planifikon të ndërtojë një fabrikë gjigante në Francën Lindore me një financim prej rreth 2 miliardë euro për të prodhuar një......

Më shumë investime në energjinë e pastër - Administrata Biden propozon zgjerimin e kredive tatimore
Administrata Biden propozoi zgjerimin e kredive tatimore që për vite kanë nxitur projektet e SHBA-së për energjinë diellore dhe të erës për të mbuluar një gamë......

"Plani i Motivimit"/ Korriku me paga 900 euro për administratën publike. Paralajmërohet rritje e fortë dhe për pensionet
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e Planit të Motivimit për administratën publike, ku konfirmoi se në muajin korrik paga mesatare do të......

Kush i ndërtoi "Kodrat e Liqenit" në Tiranë? Projekti i 1951 për Megaparkun e Kryeqytetit
https://www.youtube.com/watch?v=-KJRGxd07pM&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=6&t=184s *Nga Kreshnik KUÇAJ Në nëntorin e vitit 1951,......

A do e ndalë BSH “rrokullisjen” e euros nën 100 lekë? - Hoxholli: Këtë vit, përmes ankandeve, synohet të blihen 250-330 mln euro
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ruan një stabilitet të pazakontë në raport me tendencat e viteve të fundit. Këmbimi i monedhës europiane......

24 orë ujë, 310 mln lekë për projektin e Tiranës - UKT hap tenderin: Duhet të mbahet parasysh perspektiva 25-vjeçare
Ujësjellës Kanalizime Tiranë po kërkon një kompani për hartimin e projektit për furnizimin me ujë 24 orë të kryeqytetit për një perspektivë 25 -......

Sa taksohen shqiptarët për pagat? - Raporti i ALTAX, krahasimi me vendet e rajonit
Rritja e pagave ka ndikuar dhe në rritjen e barrës tatimore. Tatimi mbi pagën e punonjësve në Shqipëri fillon nga 0% për pagat deri 50 mijë lekë në muaj dhe......

267.9 milionë lekë për përmirësimin e Regjistrit Noterial - Qëllimi i kontratës, ndryshime në infrastrukturë teknike si dhe në mirëmbajtje
Në Agjencinë e Prokurime Publike është publikuar tenderi me vlerë 267.9 milionë lekë me objekt kontrate “Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Elektronik......