Kosova një destinacion turistik, rritet me 27 për qind numri i vizitorëve ndërkombëtarë

Kosova po shënon rritje të interesimit nga turistët ndërkombëtarë, por zhvillimi i mëtejmë i sektorit kërkon investime në infrastrukturë, promovim më të mirë jashtë vendit, standardizim të shërbimeve dhe politika fiskale më konkurruese. Kështu ka deklaruar kryetari i Unionit të Turizmit të Kosovës, Baki Hoti në një intervistë për mediat e Kosovës, në prag të Ditës Botërore të Turizmit. Sipas Hotit, gjatë këtij viti është regjistruar rritje e numrit të turistëve krahasuar me vitin paraprak, ndërsa në muaj të caktuar rritja e vizitorëve ndërkombëtarë ka arritur deri në 27 për qind.
“Kosova tashmë nuk është më vetëm një rrugë kalimi, por është një destinacion turistik”, tha Hoti, duke theksuar se po rritet edhe interesimi i grupeve ndërkombëtare për ta vizituar vendin. Një zhvillim tjetër pozitiv, sipas tij është përfshirja e Kosovës në paketat turistike ballkanike dhe evropiane. Përmes tyre, grupe turistësh po qëndrojnë dy ose tri net në Kosovë, duke rritur edhe efektin ekonomik të turizmit.
Hoti tha se një vizitor shpenzon mesatarisht rreth 150 euro brenda 24 orëve në Kosovë, prandaj zgjatja e qëndrimit të turistëve do të sillte më shumë të ardhura për bizneset dhe ekonominë e vendit. Ai përmendi edhe Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2026”, të mbajtur në prill, ku sipas tij morën pjesë mbi 360 biznese të industrisë së turizmit nga 19 shtete. Pavarësisht rritjes, Hoti vlerëson se Kosova ka ende shumë punë për të bërë për promovimin ndërkombëtar. Sipas tij, nuk duhet përdorur e njëjta strategji në çdo treg, por promovimi duhet t'u përshtatet interesave të turistëve të shteteve të ndryshme. Ai tha se Kosova ka marrë pjesë në panaire të rëndësishme ndërkombëtare, por Unionit i Turizmit i ka rekomanduar institucioneve ndryshimin e mënyrës së marketingut. Sipas tij, prezantimi në panaire të mëdha si ITB Berlin, Ëorld Travel Market në Londër apo panairet në Stamboll duhet të bëhet me strategji të përshtatura për secilin treg.
Shtrenjtimi i çmimi të karburanteve: Greqia shpall masat e reja më 30 shtator, mund të ulet TVSH-ja
Zëdhënsi i qeverisë greke, Pavlos Marinakis u ka thënë mediave vendase se masat mbështetëse për reduktimin e çmimit të karburanteve do të shpallen më 30......
Projektligji për sigurimet, AMF diskuton rregullat e reja me operatorët e mëdhenj të tregut
Kërkesat për kapital të shoqërive të sigurimit do të bazohen në profilin e rrezikut të veprimtarisë së tyre, ndërsa shpërndarja e produkteve të sigurimit do......
Siguria në punë, Inspektorati Shtetëror kontroll në 22 mijë vende pune, vendosen 911 gjoba
Siguria dhe shëndeti në punë kanë qenë në fokus të aktivitetit të Inspektoratit Shtetëror të Punës gjatë muajit gusht 2026. Kontrollet kanë synuar verifikimin......
KMD takim në Fushë-Arrëz – Fokusi tek shqetësimet e qytetarëve për aksesin në shërbime
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi takimin e dytë të turit kombëtar “Udhëtimi në Shqipëri”, këtë herë në Fushë-Arrëz, ku qytetarë,......
Mishi, rekord importi/ Rritet fatura për kilogram. Rreth 939 milionë lekë në total për një muaj
Shqipëria po paguan gjithnjë e më shumë për mishin e importuar, edhe kur sasia nuk është në nivele rekord. Në gusht 2026, importet e grupit “Mish dhe të......
Ujësjellësit, më shumë energji - Raporti i ERRU: Eficienca energjetike, përmirësim vetëm Korça dhe Lezha
Konsumi i energjisë elektrike nga ujësjellësit ka shënuar rritje për të dytin vit radhazi, duke evidentuar sfidat e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve në......
Arsimi, më shumë programe - Njësimi përfshin diploma të tjera ndërkombëtare të shkollave private
Diplomat e programeve të tjera ndërkombëtare, të lëshuara nga gjimnazet private të licensuara në Shqipëri, do të përfshihen në procedurën e......
Nafta ndez alarmin e kuq - Një zhvillim i papritur po trazon tregjet
Nafta po përballet me një tjetër kthesë të fortë, pasi shpresa për një zgjidhje diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit nuk është materializuar ende.......

