267.9 milionë lekë për përmirësimin e Regjistrit Noterial - Qëllimi i kontratës, ndryshime në infrastrukturë teknike si dhe në mirëmbajtje

Në Agjencinë e Prokurime Publike është publikuar tenderi me vlerë 267.9 milionë lekë me objekt kontrate “Përmirësimi i Sistemit të Regjistrit Elektronik Noterial”. Vlera e implementimit është përcaktuar 194.8 milionë lekë ndërsa vlera e mirëmbajtjes rreth 73 milionë lekë.
Por cili është qëllimi i këtij tenderi?
Referuar dokumenteve bashkëngjitur tenderit, qëllimi i zhvillimit të kësaj kontrate është përmirësimi i sistemit të regjistrit elektronik notarial dhe infrastrukturës hostuese, duke e përshatatur me ndryshimet ligjore e teknologjike të kohës.
Nga ana tjetër përmirësimi i sistemit të Regjistrit Noterial Shqiptar ka për qëllim shtimin e funksionaliteteve të reja duke moduluar ndërhyrjen teknike si dhe fleksibilitetin e mirëmbajtjes.
Ndërkohë me anë të përmirësimit të Regjistrit Noterial Shqiptar dhe infrastrukturës fizike do të përfitohen siguri dhe integritet më të lartë të sistemit si dhe përshtatje me proceset e punës dhe legjislacionit në fuqi.
Gjithashtu rezultat që duhet të arrihet nga ky investim është dhe implementimi i shërbimeve elektronike të dedikuara për noterët nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania për nderveprimin e aktivitetet e detyrave të tyre lidhur me Regjistrin Notetial Shqiptar.
Ndërkohë pjesë e përmirësimit të Regjistrit Noterial Shqiptar është dhe ngritja e një infrastrukture fizike të dedikuar, me siguri, integritet dhe disponueshmëri të lartë. Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin është 9 muaj implementim dhe 24 muaj mirëmbajtje nga nënshkrimi i kontratës.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

“Çmenden” importet e produkteve të plazhit - Blemë 75.6 milionë lekë çadra dielli, rekord në Prill
Përgjatë katër muajve të parë të vitit, Shqipëria ka numëruar rreth 2.3 milionë hyrje nga shtetas të huaj, një shifër e lartë kjo që paralajmëron mundësinë që......

Bonot 12- mujore, rënie rekord në gjashtë muaj - Normat e ulëta të interesit inkurajojnë huamarrësit
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me bankat tregtare dhe instuticionet e tjera financiare organizon ankande për të menaxhuar ofertën monetare dhe likuiditetin......

Gjermania kërkon rreth 400,000 punonjës - “Opportunity Card”, leja e re që të mundëson një vit qëndrim
Nëse keni menduar të zhvendoseni në Gjermani, kjo leje e re e punës mund të jetë për ju. Gjermania po kërkon punëtorë më të kualifikuar dhe ka prezantuar një......

Berlini dhe Praga, thirrje për gazin rus - Vendet i kërkojnë BE-së largimin e plotë
Gjermania dhe Republika Çeke po e shtyjnë Bashkimin Evropian të zhvillojë bisedime për eliminimin e burimeve të mbetura të energjisë që Evropa importon nga......

CEO i OpenAI zotohet të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi!
CEO i OpenAI, Sam Altman dhe bashkëshorti i tij janë bërë miliarderët më të rinj që kanë nënshkruar Giving Pledge, një organizatë bamirëse që inkurajon ultra......

Kina, një lider global në teknologji? – Investon edhe 47.5 miliardë dollarë të tjerë në industrinë e çipave!
Kina po dyfishon planin e saj për të dominuar teknologjitë e avancuara të së ardhmes duke krijuar fondin e saj më të madh të investimeve shtetërore......

“Lufta” e makinave elektrike me Kinën - Volkswagen do të zhvillojë një automjet me kosto më të ulët
Volkswagen do të zhvillojë automjete elektrike me kosto të ulët në një përpjekje për të konkurruar më mirë me rivalët kinezë, tha prodhuesi më i madh i......

SHBA i kthen Italisë artefakte të vjedhura me vlerë 80 milionë dollarë!
Rreth 600 vepra arti u ekspozuan në zyrat e Institutit Qendror për Restaurimin, të vendosura brenda një ish-burgu të grave në qendër të Romës gjatë kësaj jave.......