“Çmenden” importet e produkteve të plazhit - Blemë 75.6 milionë lekë çadra dielli, rekord në Prill

Përgjatë katër muajve të parë të vitit, Shqipëria ka numëruar rreth 2.3 milionë hyrje nga shtetas të huaj, një shifër e lartë kjo që paralajmëron mundësinë që këtë vit vendi të shënojë rekorde të reja sa i përket turizmit. Pritshmëritë janë që këtë vit numri i turistëve të arrijë në 14 milionë dhe sipas një analize që ka kryer më herët “Scan Intel” kjo shifër është e mundur, madje mund edhe të tejkalohet.
Por ndërsa numërohen këto shifra në muajt e parë të vitit, bizneset duket se po nxitojnë të përgatiten për sezonin e ri veror. Ndryshe nga vitet e mëparshme, të dhënat e tregtisë së jashtme tregojnë një rritje të fortë të blerjeve të artikujve që nevojiten për sezonin veror. Zakonisht, piku ka qenë në muajin maj, por këtë vit tendenca rritëse e importeve është konstatuar më herët.
“Scan Intel’’ ka analizuar të dhënat e tregtisë së jashtme për muajin prill duke u ndaluar në disa prej artikujve kryesore që importohen për sezonin veror si çadra dielli dhe prodhime kashte.
Rezulton se në muajin Prill të këtij viti, jo vetëm që ka një rritje të importeve të artikujve të sezonit turistik në vlerë, por është regjistruar rekord krahasuar me të njejtin muaj të viteve të mëparshme. Konkretisht, në terma vjetorë gjatë këtij prilli sasia e importuar e prodhimeve të kashtës u rrit me 268% si dhe vlera e tyre arriti në 12.3 milionë lekë nga 3.3 milionë lekë që ishte vitin e kaluar. Po ashtu paraqiten me rritje edhe importet e çadrave të diellit ku në muajin prill të këtij viti importuam 175% më shumë çadra dielli, vlera e të cilave arriti në 75.6 milionë lekë, ose gati 3 herë më shumë se vitin e kaluar. Edhe për importin e çadrave të diellit regjistrohet një rekord këtë prill, krahasuar me të njejtën periudhë të viteve të kaluara.
Por rekordi nuk reflektohet vetëm nëse shifrën e muajit Prill e krahasojmë me Prillin e viteve të kaluara. Nëse analizojmë importet e këtyre produkteve që nga muaji Janar i vitit 2005, shohim se shifra e importit të çadrave të diellit në Prill të vitit 2024 është rekordi i dytë më i lartë pas muajit Maj të vitit 2023.
Xhorxhina Deda/SCAN
Sondazh

Bonot 12- mujore, rënie rekord në gjashtë muaj - Normat e ulëta të interesit inkurajojnë huamarrësit
Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me bankat tregtare dhe instuticionet e tjera financiare organizon ankande për të menaxhuar ofertën monetare dhe likuiditetin......

Gjermania kërkon rreth 400,000 punonjës - “Opportunity Card”, leja e re që të mundëson një vit qëndrim
Nëse keni menduar të zhvendoseni në Gjermani, kjo leje e re e punës mund të jetë për ju. Gjermania po kërkon punëtorë më të kualifikuar dhe ka prezantuar një......

Berlini dhe Praga, thirrje për gazin rus - Vendet i kërkojnë BE-së largimin e plotë
Gjermania dhe Republika Çeke po e shtyjnë Bashkimin Evropian të zhvillojë bisedime për eliminimin e burimeve të mbetura të energjisë që Evropa importon nga......

CEO i OpenAI zotohet të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij për bamirësi!
CEO i OpenAI, Sam Altman dhe bashkëshorti i tij janë bërë miliarderët më të rinj që kanë nënshkruar Giving Pledge, një organizatë bamirëse që inkurajon ultra......

Kina, një lider global në teknologji? – Investon edhe 47.5 miliardë dollarë të tjerë në industrinë e çipave!
Kina po dyfishon planin e saj për të dominuar teknologjitë e avancuara të së ardhmes duke krijuar fondin e saj më të madh të investimeve shtetërore......

“Lufta” e makinave elektrike me Kinën - Volkswagen do të zhvillojë një automjet me kosto më të ulët
Volkswagen do të zhvillojë automjete elektrike me kosto të ulët në një përpjekje për të konkurruar më mirë me rivalët kinezë, tha prodhuesi më i madh i......

SHBA i kthen Italisë artefakte të vjedhura me vlerë 80 milionë dollarë!
Rreth 600 vepra arti u ekspozuan në zyrat e Institutit Qendror për Restaurimin, të vendosura brenda një ish-burgu të grave në qendër të Romës gjatë kësaj jave.......

Porsche zbulon makinën e parë sportive hibride 911 – Çmimi fillestar: 164,900 dollarë!
Porsche zbuloi versionin e parë hibrid të prodhimit të makinës së saj sportive 911, me një çmim fillestar prej 164,900 dollarë. Hibrid 911 Carrera GTS 2025......