Institucionet, 2.1 mld lekë efekte negative në buxhet - KLSH: U kryen 19 auditime në 4 muaj. Dominon menaxhimi jo efektiv i fondeve

Mbi 2.1 mld lekë përllogariten efektet negative në buxhetin e shtetit, shkaktuar nga institucionet publike në 4 muajt e parë të këtij viti. Nga 19 auditime të përfunduar, raporti i monitorimit i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka vlerësuar se gjatë periudhës janar – prill 2024 efektet negative janë shkaktuar nga dëmi ekonomik, në masën 20 79 mln lekë, menaxhimi jo efektiv i fondeve në vlerën 2 mld lekë dhe gati 87 mln lekë, në mangësi në aktivitetin kontrollues tatimor/doganor.
Sipas raportit të KLSH, vlera e efekteve financiare me pasojë dëm ekonomik në buxhetin e shtetit, është konstatuar në fushën e shpenzimeve, në zërin “Shpenzime në procedura prokurimi dhe zbatim punimesh”. Peshën më të madhe për këto shkelje e zënë bashkitë e Fierit, Shkodrës dhe Lezhës.
Sa i takon menaxhimit jo efektiv të fondeve, KLSH bën me dije se 93 % e totali është në fushën e të ardhurave, kryesisht në të ardhurat e qeverisjes lokale për çështje që lidhen me detyrime për taksat dhe tarifat vendore, mos tarifimit apo përllogaritjes së gabuar të kamatvonesave për përdorimin e pronave të bashkisë nga subjektet private; detyrimeve të pashlyera për subjektet që ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtimit të lëndëve djegëse me pakicë, etj.
Pjesa tjetër, prej 7% e totalit të menaxhimit joefektiv është në fushën e shpenzimeve, si rezultat i shkeljeve të disiplinës buxhetore lidhur me likuidimin e shpenzimeve, keq menaxhimin e fondeve të programuara apo mungesë kontrolli në realizimin e procedurave të prokurimit jo në përputhje me kuadrin ligjor.
Paralelisht, KLSH ka konstatuar mangësi në aktivitetin kontrollues doganor me ndikim negativ në performancën e administrimit të të ardhurave doganore, si detyrime dhe penalitete në Degën Doganore Kakavijë, si pasojë e mos arkëtimit të detyrimeve doganore; diferencave prej mos hartimit të deklaratave doganore konform faturës së dorëzuar nga operatori; pagesa detyrimesh doganore në import për të cilat nuk është vepruar në përputhje me kuadrin ligjor, etj.
Gjatë periudhës janar-prill 2024, për 19 auditimet e përfunduara, KLSH ka adresuar rekomandime për 344 masa organizative dhe 3 propozime për ndryshime apo përmirësime ligjore, në institucionet publike të audituara, me qellim marrjen e masave për përmirësimin e situatës.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Ekonomia u kreditua me 770 mld lekë në prill - Më shumë hua në lekë. Biznesi “braktis” valutën
Kredia për ekonominë ka shënuar rritje të fortë gjatë muajit prill të këtij viti duke arritur në një total prej 770.9 miliardë lekësh, nga 763.5 miliardë në......

Greva e parë në historinë e Samsung - Rreth 28 mijë punëtorë kërkojnë paga më të larta
Një sindikatë e Samsung Electronics në Korenë e Jugut do të zhvillojë javën e ardhshme një grevë, e para në historinë e kompanisë, për të kërkuar paga më të......

Gjermania përshpejton infrastrukturën e hidrogjenit - Qeveria miraton projektligjin, lehtësi në procedurat e lejeve
Qeveria gjermane miratoi një projektligj për të përshpejtuar ndërtimin e infrastrukturës së hidrogjenit, importit dhe impianteve të prodhimit, ndërsa Berlini......

Investim gjigant për prodhimin e baterive - Blue Solutions, 2 miliardë euro për ndërtimin e një fabrike në Francë
Kompania franceze Blue Solutions planifikon të ndërtojë një fabrikë gjigante në Francën Lindore me një financim prej rreth 2 miliardë euro për të prodhuar një......

Më shumë investime në energjinë e pastër - Administrata Biden propozon zgjerimin e kredive tatimore
Administrata Biden propozoi zgjerimin e kredive tatimore që për vite kanë nxitur projektet e SHBA-së për energjinë diellore dhe të erës për të mbuluar një gamë......

"Plani i Motivimit"/ Korriku me paga 900 euro për administratën publike. Paralajmërohet rritje e fortë dhe për pensionet
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e Planit të Motivimit për administratën publike, ku konfirmoi se në muajin korrik paga mesatare do të......

Kush i ndërtoi "Kodrat e Liqenit" në Tiranë? Projekti i 1951 për Megaparkun e Kryeqytetit
https://www.youtube.com/watch?v=-KJRGxd07pM&list=PLfjdwzUbedO3PGDTj4JcFkf5UDMKf54WC&index=6&t=184s *Nga Kreshnik KUÇAJ Në nëntorin e vitit 1951,......

A do e ndalë BSH “rrokullisjen” e euros nën 100 lekë? - Hoxholli: Këtë vit, përmes ankandeve, synohet të blihen 250-330 mln euro
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ruan një stabilitet të pazakontë në raport me tendencat e viteve të fundit. Këmbimi i monedhës europiane......