“Korridori Jugor i Hidrogjenit” - Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen

Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruan një memorandum të përbashkët mirëkuptimi për të zhvilluar një korridor modern të importit të hidrogjenit që lidh të tre vendet. “Korridori Jugor i Hidrogjenit”, tashmë është përzgjedhur në nivel evropian si një projekt me interes të përbashkët.
Sipas komisioneres evropiane të Energjisë, Kadri Simson, kjo nismë ka potencialin të bëhet një projekt kyç për të transportuar hidrogjenin e rinovueshëm shumë të nevojshëm në qendrat industriale të BE-së dhe për të mbështetur dekarbonizimin e tyre. Simon shtoi se, nisma do të forcojë gjithashtu ndërlidhjen midis shteteve anëtare të BE me partnerët në Afrikën e Veriut.
Partneriteti trepalësh synon të përmirësojë sigurinë energjetike për grupet kryesore industriale të vendeve, duke mbështetur objektivat klimatike të Bashkimit Evropian. “Korridori Jugor i Hidrogjenit do të jetë vendimtar për nisjen e një tregu evropian, prandaj Gjermania, Italia dhe Austria krijuan një grup të përbashkët pune vitin e kaluar dhe tashmë nënshkruan marrëveshjen e mirëkuptimit.
Sipas ekspertëve, Korridori Jugor do të luajë një rol të rëndësishëm, veçanërisht për furnizimin me hidrogjen të gjelbër të BE dhe zhvillimi i një tregu funksional është një garanci për të përshpejtuar tranzicionin e energjisë dhe mbi të gjitha për të reduktuar emetimet e dioksidit të karbonit në mjaft sektorë.
Synimi i Brukselit është që Evropa të prodhojë 10 milionë ton hidrogjen të rinovueshëm deri në vitin 2030 dhe të importojë 10 milionë ton të tjerë si pjesë e reduktimit të emetimeve të gazeve serrë. Nga të dhënat e Komisionit Evropian, në vitin 2022 prodhimi i hidrogjenit të rinovueshëm në Evropë ishte vetëm 20,000 ton.
Pas marrëveshjes së mirëkuptimit, pritet të nisë koordinimi mes tre vendeve. Duhet të ndërtohet një infrastrukturë ndërkufitare funksionale e tubacioneve të hidrogjenit, që të bëhet një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një rrjeti plotësisht të ndërlidhur evropian.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Pse grekët nuk arrijnë të kursejnë? - Studimi, Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD
Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD për sa i përket kursimeve, sipas një studimi të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Athinës (OPA).......

Spotify rrit tarifat në Francë - Kundërshtarët sugjeruan skemë alternative, e cila u refuzua
Spotify rriti çmimet e saj për klientët e rinj në Francë në përgjigje të 'taksës së transmetimit' të qeverisë. Abonimi mujor premium do të rritet me 13 cent në......

Marrëveshje për makinat elektrike? - Tarifat e përkohshme BE-Kinë do të jenë një “goditje” e miliarda dollarëve
Komisioni Evropian ka nisur një lëvizje për rritjen e tarifave për automjeteve elektrike, diçka e pritshme që do të sjellë një raund bisedimesh, ku drejtuesit......

Sa para’ marrim nga Bashkimi Evropian? - Përafërsisht 1.8 miliard euro vetëm nga fondet e para-anëtarësimit
Me rënien e regjimit komunist, në vitin 1991 u vendosën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, atëherë i quajtur......

Pensionet në Europë: Shqipëria e fundit në listë! Si krahasohen vendet e tjera?
Pensionet e lidhura me të ardhurat përbëjnë në masë të madhe burimin kryesor të të ardhurave për europianët e moshës 65 vjeç e lart. Megjithatë, më pak se......

Konferenca përmbyllëse për Ministerialin “EHEA TIRANA 2024” - Manastirliu: Angazhim i përbashkët për njohjen reciproke të diplomave
Është mbajtur konferenca e përbashkët në përfundim të ministerialit dy ditor të mbajtur në Tiranë. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu u ndal në disa......

Turizmi, çmime më të lira se vendet e tjera - Shqipëria e lirë për shumicën e turistëve që vijnë për herë të parë
Rriten temperaturt dhe bashkë me to shtohet edhe numri i turistëve që vizitojnë kryeqytetin dhe jo vetëm. Vizitorët që vijnë për herë të parë në Shqipëri......

Projektligji për komunikimet elektronike diskutohet në Kuvend - Balluku: Është një risi për shërbimet digjitale
Zëvendës kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, këtë të enjte në Kuvend deklaroi se aksesi ndaj shërbimeve digjitle......