Europa Postuar më 31 Maj 2024, 13:04

Pse grekët nuk arrijnë të kursejnë? - Studimi, Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD

Nga SCAN TV
Pse grekët nuk arrijnë të kursejnë? - Studimi, Greqia

Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD për sa i përket kursimeve, sipas një studimi të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Athinës (OPA). Sipas studimit, kursimet mesatare vjetore në Greqi arrijnë në 1076 euro. Megjithatë, familjet me dy të rritur dhe fëmijë, jo vetëm nuk arrijnë të kursejnë, por marrin edhe borxhe. Përveç kësaj, pensionistët kursejnë më shumë (2248 euro në vit). Punonjësit kursejnë 542 euro dhe të vetëpunësuarit 63 euro.

Sipas autorëve të studimit, duhet të rritet niveli i kursimeve, në mënyrë që investimet të financohen edhe nga burimet e brendshme, të cilat ofrojnë nga njëra anë qëndrueshmëri ndaj shqetësimeve të mundshme dhe nga ana tjetër riinvestim të kthimeve në Greqi.

Guvernatori i Bankës Qendrore, Giannis Stournaras, vuri në dukje se normat e ulëta të kursimeve të sektorit privat dhe në veçanti të individëve sjellin rritjen e deficitit të llogarisë korente, i cili është një problem kyç i modelit të prodhimit të vendit.

Sipas tij, stimujt për kursim në vend janë të ulëta, ndërkohë që investimet e familjeve bëhen kryesisht në pasuri të paluajtshme dhe jo në produkte financiare. Për zgjidhjen e problemit, ai e konsideron të nevojshme luftën ndaj evazionit fiskal, rritjen e interesave të depozitave bankare me afat, forcimin e shtyllës së kapitalizimit të sistemit të sigurimeve dhe zhvillimin e edukimit financiar.

Gjithashtu, rekomandohet forcimi i konkurrencës në sistemin bankar, hartimi i një projektligji për t'i bërë më tërheqëse investimet në Bursë, si dhe ndërhyrjet për të nxitur punëdhënësit që të regjistrojnë automatikisht punëtorët në skemat shtesë të pensioneve, ose në skemat e kursimeve.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat