Inteligjenca artificiale, përdorim minimal - Publikohet sondazhi me 12 mijë individë në gjashtë vende

Një sondazh zbuloi se ndërsa shumica e njerëzve kanë dëgjuar për mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, përdorimi i rregullt mbetet mjaft i ulët. Që nga fillimi i ChatGPT të OpenAI në nëntor 2022, inteligjenca artificiale gjeneruese ka qenë një temë e nxehtë në diskutimet e teknologjisë, duke fituar një mbulim të gjerë për aftësitë e saj.
Por, pavarësisht zhurmës që rrethon teknologjitë e reja të inteligjencës artificiale (AI), një sondazh i fundit zbulon se pak njerëz përdorin rregullisht mjete të saj si ChatGPT. Sondazhi, i kryer nga Instituti Reuters dhe Universiteti i Oksfordit, përfshiu më shumë se 12,000 individë në gjashtë vende, si Francën, Danimarkën dhe Britaninë e Madhe, për të matur qëndrimet ndaj përdorimit të modeleve të inteligjencës artificiale gjeneruese. Adoptimi i ChatGPT dhe Google Bard mbetet çuditërisht i ulët
Gjetjet e sondazhit tregojnë se një përqindje minimale e njerëzve përdorin ChatGPT çdo ditë, ndërsa edhe më pak njerëz përdorin mjete të tjera gjeneruese si Google Gemini dhe Microsoft Copilot.
Shumica e të anketuarve raportuan se kanë dëgjuar për disa mjete të njohura të inteligjencës artificiale gjeneruese. ChatGPT doli si më i njohuri, me 61% të të anketuarve nga Danimarka dhe 58% nga Britania e Madhe që treguan se ishin në dijeni të tij.
Megjithatë, mjete të ngjashme si Google Gemini dhe Microsoft Copilot janë më pak të njohura, me vetëm rreth 15 deri në 25% të të anketuarve që janë të vetëdijshëm për to.
Ndërsa një shumicë e konsiderueshme e njerëzve kanë dëgjuar për mjetet e inteligjencës artificiale shumë të publikuara, më pak raportojnë se i përdorin ato dhe përdorimi i rregullt mbetet i rrallë, zbuloi sondazhi. ChatGPT është mjeti më i përdorur në mesin e të anketuar në gjashtë vende, duke qenë dy ose tre herë më i përhapur se modelet e tjera si Gemini i Google dhe Microsoft Copilot. Megjithatë, shpeshtësia e përdorimit nuk është e lartë.
Në Francë dhe Mbretërinë e Bashkuar, vetëm 2% e të anketuarve raportuan se përdornin ChatGPT çdo ditë, me akoma më pak përdorimin e mjeteve të tjera të inteligjencës artificiale. Në Mbretërinë e Bashkuar asnjë nga të anketuarit nuk raportoi se përdor Google Gemini çdo ditë.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

“Korridori Jugor i Hidrogjenit” - Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen
Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruan një memorandum të përbashkët mirëkuptimi për të zhvilluar një korridor modern të importit të hidrogjenit që lidh të......

Pse grekët nuk arrijnë të kursejnë? - Studimi, Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD
Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD për sa i përket kursimeve, sipas një studimi të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Athinës (OPA).......

Spotify rrit tarifat në Francë - Kundërshtarët sugjeruan skemë alternative, e cila u refuzua
Spotify rriti çmimet e saj për klientët e rinj në Francë në përgjigje të 'taksës së transmetimit' të qeverisë. Abonimi mujor premium do të rritet me 13 cent në......

Marrëveshje për makinat elektrike? - Tarifat e përkohshme BE-Kinë do të jenë një “goditje” e miliarda dollarëve
Komisioni Evropian ka nisur një lëvizje për rritjen e tarifave për automjeteve elektrike, diçka e pritshme që do të sjellë një raund bisedimesh, ku drejtuesit......

Sa para’ marrim nga Bashkimi Evropian? - Përafërsisht 1.8 miliard euro vetëm nga fondet e para-anëtarësimit
Me rënien e regjimit komunist, në vitin 1991 u vendosën për herë të parë marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian, atëherë i quajtur......

Pensionet në Europë: Shqipëria e fundit në listë! Si krahasohen vendet e tjera?
Pensionet e lidhura me të ardhurat përbëjnë në masë të madhe burimin kryesor të të ardhurave për europianët e moshës 65 vjeç e lart. Megjithatë, më pak se......

Konferenca përmbyllëse për Ministerialin “EHEA TIRANA 2024” - Manastirliu: Angazhim i përbashkët për njohjen reciproke të diplomave
Është mbajtur konferenca e përbashkët në përfundim të ministerialit dy ditor të mbajtur në Tiranë. Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu u ndal në disa......

Turizmi, çmime më të lira se vendet e tjera - Shqipëria e lirë për shumicën e turistëve që vijnë për herë të parë
Rriten temperaturt dhe bashkë me to shtohet edhe numri i turistëve që vizitojnë kryeqytetin dhe jo vetëm. Vizitorët që vijnë për herë të parë në Shqipëri......