Rishikohet në ulje kësti i parapagimit të të vetëpunësuarëve - Si dhe sa tatohen profesionistët e lirë në vendet e rajonit?

Administrata tatimore ka rishikuar në ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira. Nga analizat e thelluara të Administratës Tatimore është konkluduar që për një kategori të caktuar prej rreth 9.000 tatimpaguesish mund të merret parasysh shpenzimi minimal në masën 30%, sikurse e njeh ligji.
Kjo formulë është aplikuar te afro 9.000 tatimpagues që gjatë vitit 2023 rezultojnë me shpenzime më pak se 30% gjatë vitit 2023 dhe duke qenë se ligji e lejon zgjedhjen në mënyrë afrofe të shpenzimit prej 30%, Administrata Tatimore e vlerësoi këtë opsion dhe e konsideroi si të ligjshëm për ta aplikuar paraprakisht te këstet paraprake të Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024.
Ky intepretim ka prekur, sikurse përmendur më sipër, rreth 9.000 tatimpagues nga afro 25.000 që ofrojnë shërbime profesionale në total.
Me qëllim lehtësimin e tatimpaguesve dhe për t'ju përgjigjur kërkesave të tyre drejtuar Drejtorive Rajonale Tatimore përkatëse, Administrata Tatimore ka rishikuar këstet e Tatimit mbi Fitimin për vitin 2024, duke marrë parasysh në këtë rillogaritje 3 kategori tatimpaguesish, nga të cilët:
- Tatimpaguesit, që gjatë vitit 2024 figurojnë me dy përgjegjësi tatimore (TTHF+TF);
- Tatimpaguesit me përgjegjësinë tatimore Tatim Fitimi, që kishin këste të gjeneruara për periudhën janar-mars 2024;
- Tatimpaguesit, persona fizikë me qarkullim deri në 1 milion lekë, për të cilët është përllogaritur paraprakisht njohja e shpenzimeve në masën 30%, sipas nenit 14 të ligjit të ri.
Administrata Tatimore thekson se këto janë parapagime dhe se përllogaritja finale e Tatimit mbi të Ardhurat do të kryhet në deklaratën vjetore të vitit 2024.
Por si tatohen profesionistët e lirë në vendet e rajonit?
Referuar raportit të qendrës Altax, profesionistët e lirë në Bosnjë Hercegovinë, janë përgjegjës për të paguar tatimin mbi të ardhurat personale i cili i përket një norme të sheshtë prej 10% si dhe Tatimin mbi vlerën e shtuar i cili është i detyrueshëm për profesionistët e lirë me të ardhura bruto vjetore që kalojnë afërsisht 25.000 euro.
Në Kosovë, të ardhurat nga vetëpunësimi për profesionistët e lirë tatohen në përputhje me tarifat të cilat fillojnë sipas nivelit të të ardhurave nga 0% deri 10%. Ndërsa në Mal të Zi, profesionistët e lirë kanë përgjegjësi specifike tatimore dhe duhet të konsiderojnë sigurimin e mbulimit të duhur të sigurimit.
Profesionistët e lirë në Maqedoninë e Veriut zakonisht veprojnë si sipërmarrës individualë. Kjo thjeshton procesin pasi nuk kanë nevojë të regjistrojnë një shoqëri dhe të kenë ngarkesa të ndryshme rregullatore. Ata detyrohen të paguajnë një normë të sheshtë tatimore prej 10%
Ndërsa që nga 1 janari 2023, profesionistët e lirë në Serbi kanë mundësinë të zgjedhin midis dy modeleve tatimore, duke u mundësuar atyre të optimizojnë detyrimin e tyre tatimor. Modeli i parë është më i favorshëm për profesionistët e lirë fillestarë ose për ata për të cilët puna e pavarur përfaqëson thjesht një burim shtesë të ardhurash. Modeli i dytë është një zgjedhje më e favorshme për individët për të cilët profesioni i lirë përbën burimin e tyre kryesor të të ardhurave Serbi.
Diamila Leka/ SCAN
Sondazh

Rrugët, 3 kontratat që do të aktivizohen sivjet - Përfshihen akset e korridorit Adriatiko-Jonian
Tre kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat për ndërtimin e rrugëve pritet të aktivizohen gjatë këtij viti, sipas të dhënave të përpunuara nga......

Në cilat qarqe u ndërtua më shumë? - Gjatë tre mujave të parë të vitit, lejet u rritën vetëm në katër qarqe
Lejet e ndërtimit i janë rikthyer rritjes në tremujorin e parë të vitit me rreth 2.6%, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, por janë rreth......

Investime në rrugën Shkodër-Mali i Zi - BERZH, tender për aksin Shirokë-kufi, ndërhyrje edhe në ujësjellës-kanalizime
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë - Zogaj - Kufiri me Malin e Zi dhe sistemet......

Historike për një ish-president të SHBA-së – Donald Trump shpallet fajtor për të gjitha akuzat!
Juria e Nju Jorkut të enjten e shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për të gjitha 34 akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me......

Inteligjenca artificiale, përdorim minimal - Publikohet sondazhi me 12 mijë individë në gjashtë vende
Një sondazh zbuloi se ndërsa shumica e njerëzve kanë dëgjuar për mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, përdorimi i rregullt mbetet mjaft i ulët. Që......

“Korridori Jugor i Hidrogjenit” - Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen
Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruan një memorandum të përbashkët mirëkuptimi për të zhvilluar një korridor modern të importit të hidrogjenit që lidh të......

Pse grekët nuk arrijnë të kursejnë? - Studimi, Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD
Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD për sa i përket kursimeve, sipas një studimi të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Athinës (OPA).......

Spotify rrit tarifat në Francë - Kundërshtarët sugjeruan skemë alternative, e cila u refuzua
Spotify rriti çmimet e saj për klientët e rinj në Francë në përgjigje të 'taksës së transmetimit' të qeverisë. Abonimi mujor premium do të rritet me 13 cent në......