Rrugët, 3 kontratat që do të aktivizohen sivjet - Përfshihen akset e korridorit Adriatiko-Jonian

Tre kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat për ndërtimin e rrugëve pritet të aktivizohen gjatë këtij viti, sipas të dhënave të përpunuara nga Open Data Albania. Për kontratat, që përfshijnë ndërtimin e 3 akseve të Korridorit Adriatiko – Jonian, janë zhvilluar garat tenderuese, ndërsa pritet pritet firmosja e tyre për nisjen e zbatimit
Projekti i parë përfshin segmentit rrugor Kashar-Pezë-Lekaj. Për këtë projekt është shpallur ftues në 13 shkurt 2023, bashkimi i përkohshëm i 7 shoqërive, me vlerë prej rreth 474,87 mln euro, pa TVSH.
Sipas dokumenteve të tenderit, shteti do të jetë garant për koncesionarin, nëse ky i fundit nuk arrin të plotësojë nivelin e të ardhurave fillestare të planifikuara. Vlera në total e parashikuar për garancinë është 48.5 milionë Euro, për gjithë kohëzgjatjen, ndërkohë të ardhurat e parashikuara për këtë koncesion janë 2.23 miliardë Euro.
Segmenti tjetër është Milot - Thumanë. Edhe për këtë projekt është shpallur vitin që shkoi fitues një konsorcium i përbërë nga 3 kompani, me ofertën prej rreth 44,62 mln euro, pa TVSH. Të ardhurat totale të parashikuara për koncesionarin janë në nivelin rreth 291.6 milionë euro përgjatë gjithë kohëzgjatjes. Gjithashtu për këtë segment rrugor parashikohet një garanci e nivelit të të ardhurave nga shteti, nga viti i parë i operimit deri në vitin 2040, në vlerën maksimale rreth 4.57 milionë Euro.
Kontrata e tretë përfshin segmentin Lekaj-Konjat-Fier. Ky projekt do të zbatohet nga bashkimi i 9 shoqërive, ndërsa vlera e investimi është 320 mln Euro, pa TVSH. Kohëzgjatja e kontratës së PPP është 35 vjet. Në total gjatë viteve të operimit, shoqëria do të mbledhë rreth 1.29 miliardë Euro nga të ardhurat bazë.
Gjithashtu, për këtë projekt është parashikuar një garanci nga shteti, prej rreth 32,5 milionë Euro. Sipas Open Data Albania, planifikimet e reja në koncesione/PPP, të cilat kërkojnë garantimin e të ardhurave nga Buxheti i Shtetit nënkuptojnë po ashtu rritje të detyrimeve kontingjente me të cilat duhet të përballet shteti shqiptar.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Në cilat qarqe u ndërtua më shumë? - Gjatë tre mujave të parë të vitit, lejet u rritën vetëm në katër qarqe
Lejet e ndërtimit i janë rikthyer rritjes në tremujorin e parë të vitit me rreth 2.6%, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, por janë rreth......

Investime në rrugën Shkodër-Mali i Zi - BERZH, tender për aksin Shirokë-kufi, ndërhyrje edhe në ujësjellës-kanalizime
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë - Zogaj - Kufiri me Malin e Zi dhe sistemet......

Historike për një ish-president të SHBA-së – Donald Trump shpallet fajtor për të gjitha akuzat!
Juria e Nju Jorkut të enjten e shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për të gjitha 34 akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me......

Inteligjenca artificiale, përdorim minimal - Publikohet sondazhi me 12 mijë individë në gjashtë vende
Një sondazh zbuloi se ndërsa shumica e njerëzve kanë dëgjuar për mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, përdorimi i rregullt mbetet mjaft i ulët. Që......

“Korridori Jugor i Hidrogjenit” - Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen
Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruan një memorandum të përbashkët mirëkuptimi për të zhvilluar një korridor modern të importit të hidrogjenit që lidh të......

Pse grekët nuk arrijnë të kursejnë? - Studimi, Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD
Greqia është e fundit ndër vendet anëtare të OECD për sa i përket kursimeve, sipas një studimi të Universitetit të Ekonomisë dhe Biznesit të Athinës (OPA).......

Spotify rrit tarifat në Francë - Kundërshtarët sugjeruan skemë alternative, e cila u refuzua
Spotify rriti çmimet e saj për klientët e rinj në Francë në përgjigje të 'taksës së transmetimit' të qeverisë. Abonimi mujor premium do të rritet me 13 cent në......

Marrëveshje për makinat elektrike? - Tarifat e përkohshme BE-Kinë do të jenë një “goditje” e miliarda dollarëve
Komisioni Evropian ka nisur një lëvizje për rritjen e tarifave për automjeteve elektrike, diçka e pritshme që do të sjellë një raund bisedimesh, ku drejtuesit......