“Garancia Sovrane, ende në letër” - “ProExport Albania”, thirrje BSH për ndërhyrje në kursin e këmbimit

Sasia e lartë e euros në treg është shoqëruar me forcimin e lekut gjatë muajve të fundit. Fluksi i turistëve, paraja informale apo evazioni fiskal, janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në luhatjet e mëdha të kursit të këmbimit. Këto luhatje kanë goditur drejtpërsëdrejti disa sektorë të ekonomisë, ku çdo përqindje e forcimit të lekut, është përqindje e humbur për bizneset prodhuese dhe eksportuese.
Me përfaqësues nga këta sektorë, Shoqata “ProExport Albania” ka bërë thirrje që Banka e Shqipërisë të përdorë mekanizma për parandalimin e mbiçmimit të mëtejshëm të lekut.
“Jemi të bindur nga studime shumë të sakta, që qeveria dhe Banka e Shqipërisë i kanë mekanizmat në dorë për parandalimin e rënies së euros dhe nëse nuk munden, të paktën të na tregojnë se ku do të shkojë, me qëllim që të paktën edhe ne të marrim masat tona”, u shpreh Florjan Zekaj.
Kreu i shoqatës, Edvin Premçe, tha se garancia sovrane për manifakturën nuk ka kaluar akoma në fazën e zbatimit.
“Garancia sovrane për manifakturën është akoma në fazën e aktivizmit nga bankat e nivelit të dytë. Nëse flasim për sot, që ka 25 ditë që është bërë aktive ajo VKM dhe dokumentacionet përkatëse, zbatimi është 0 që nënkupton se është akoma në pikën ku është detyrim i bankave që të përpilohen kontratat dhe të zhvillohen procedurat, por e shohim shumë burokratike dhe shumë të ngadaltë, ndërkohë që afati i aplikimit është deri në tetor.”
Referuar të dhënave nga INSTAT për katërmujorin e parë të vitit, eksportet kanë rënë me 17%, importet janë rritur me 0.4% dhe deficit tregtar ka pasur rritje dyshifrore.
Ledina Elezi/SCAN
Sondazh

PD harton programin ekonomik - Taksë e sheshtë 10% mbi kapitalin, taksë e shitjes së pronës 2%
Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes pranë Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, janë në përmbyllje të hartimit të......

Rishikohet në ulje kësti i parapagimit të të vetëpunësuarëve - Si dhe sa tatohen profesionistët e lirë në vendet e rajonit?
Administrata tatimore ka rishikuar në ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira. Nga analizat e thelluara të Administratës Tatimore është......

Rrugët, 3 kontratat që do të aktivizohen sivjet - Përfshihen akset e korridorit Adriatiko-Jonian
Tre kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat për ndërtimin e rrugëve pritet të aktivizohen gjatë këtij viti, sipas të dhënave të përpunuara nga......

Në cilat qarqe u ndërtua më shumë? - Gjatë tre mujave të parë të vitit, lejet u rritën vetëm në katër qarqe
Lejet e ndërtimit i janë rikthyer rritjes në tremujorin e parë të vitit me rreth 2.6%, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, por janë rreth......

Investime në rrugën Shkodër-Mali i Zi - BERZH, tender për aksin Shirokë-kufi, ndërhyrje edhe në ujësjellës-kanalizime
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë - Zogaj - Kufiri me Malin e Zi dhe sistemet......

Historike për një ish-president të SHBA-së – Donald Trump shpallet fajtor për të gjitha akuzat!
Juria e Nju Jorkut të enjten e shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për të gjitha 34 akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me......

Inteligjenca artificiale, përdorim minimal - Publikohet sondazhi me 12 mijë individë në gjashtë vende
Një sondazh zbuloi se ndërsa shumica e njerëzve kanë dëgjuar për mjetet gjeneruese të inteligjencës artificiale, përdorimi i rregullt mbetet mjaft i ulët. Që......

“Korridori Jugor i Hidrogjenit” - Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruajnë marrëveshjen
Gjermania, Austria dhe Italia nënshkruan një memorandum të përbashkët mirëkuptimi për të zhvilluar një korridor modern të importit të hidrogjenit që lidh të......