Fokusi i kreditimit, tregtia dhe ndërtimi - Rritet huaja e re në sektorët kryesorë të ekonomisë

Sipas shifrave të publikuara nga "Banka e Shqipërisë" mbi huanë e re për korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit ekonomik, në muajin prill të këtij viti, krahasuar me një vit më parë, rezulton se të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë kanë rritur nivelin e huasë, përveç "Transportit", "Shërbimeve administrative" dhe "Shëndetësisë".
Nëse analizojmë shifrat e huasë së re për biznesin të cilësuar sipas aktivitetit ekonomik, rezulton se nga sektorët që janë mbështetur më së shumti nga kreditë e shpërndara gjatë këtij muaji mbizotëron “Tregtia me shumicë dhe me pakicë”, me 10.5 mld lekë hua, ose 73.3% më shumë se në mars të po këtij viti. Më pas, në vendin e dytë dhe të tretë renditen “Ndërtimi” dhe “Aktivitete të tjera shërbimi” me 3.5 mld lekë dhe 3.1 mld lekë kredi të re të huazuar nga banka.
Në të kundërt, të dhënat nga institucioni i bankës tregojnë se sektorët që i’u drejtuan më pak bankave për kredi ishin “Arte,argëtim dhe çlodhje” me 32 mln lekë dhe “Shëndetësia” me 20 mln lekë. Ndërkohë, nëse analizojmë zgjerimin e portofolit për secilin sektor në terma vjetorë, shifrat thonë se sektori “Energjia elektrike, furnizimi me gaz, avull dhe ajër i kondicionuar" mori 1210.8% më shumë kredi se në prillin e vitit të kaluar, rritja e dytë më e lartë i përket sektorit "Aktivitete financiare dhe të sigurimit" me 567.7%. Ndërsa, sektorët si "Tregtia", "Ndërtimi" dhe "Aktivitete të tjera shërbimi" të cilët ishin edhe sektorët me vlerën më të lartë të huazuar në prill të vitit 2024, kanë patur një rritje vjetore që varion 7.3% në 160.9%
Nga ana tjetër, nëse përllogarisim peshën e huasë së re që zë secili sektor në huanë totale rezulton se "Tregtia", "Ndërtimi" dhe "Shërbimet" zënë pjesën më të madhe. Përkatësisht huaja e shpërndarë për sektorin e tregtisë përbënte 42.4%, ajo për ndërtimin 14.1% dhe për shërbimet u shpërnda gjithsej 12.9% e huasë totale që ishte planfikuar për korporatat jofinanciare private.
Në fund të analizës, konkludojmë se huatë e reja të dhëna gjatë muajit prill të këtij viti drejt korporatave jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit të tyre ekonomik fiksohen në rreth 24.8 miliardë, shifra më e lartë kjo gjatë katërmujorit të parë të këtij vit.
Armela Duka/SCAN
Sondazh

Skemë korruptive në ujësjellësin e Vlorës - Balluku: Miliona lekë, në dëm të shërbimit. Rrezikohet furnizimi me ujë!
Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës kanë ngritur një skemë korruptive, duke shkaktuar miliona lekë dëm në buxhetin e shoqërisë, çka rrezikon edhe furnizimin me......

“Garancia Sovrane, ende në letër” - “ProExport Albania”, thirrje BSH për ndërhyrje në kursin e këmbimit
Sasia e lartë e euros në treg është shoqëruar me forcimin e lekut gjatë muajve të fundit. Fluksi i turistëve, paraja informale apo evazioni fiskal, janë disa......

PD harton programin ekonomik - Taksë e sheshtë 10% mbi kapitalin, taksë e shitjes së pronës 2%
Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes pranë Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, janë në përmbyllje të hartimit të......

Rishikohet në ulje kësti i parapagimit të të vetëpunësuarëve - Si dhe sa tatohen profesionistët e lirë në vendet e rajonit?
Administrata tatimore ka rishikuar në ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira. Nga analizat e thelluara të Administratës Tatimore është......

Rrugët, 3 kontratat që do të aktivizohen sivjet - Përfshihen akset e korridorit Adriatiko-Jonian
Tre kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat për ndërtimin e rrugëve pritet të aktivizohen gjatë këtij viti, sipas të dhënave të përpunuara nga......

Në cilat qarqe u ndërtua më shumë? - Gjatë tre mujave të parë të vitit, lejet u rritën vetëm në katër qarqe
Lejet e ndërtimit i janë rikthyer rritjes në tremujorin e parë të vitit me rreth 2.6%, krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar, por janë rreth......

Investime në rrugën Shkodër-Mali i Zi - BERZH, tender për aksin Shirokë-kufi, ndërhyrje edhe në ujësjellës-kanalizime
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ka hapur tenderin për rikonstruksionin dhe përmirësimin e rrugës Shirokë - Zogaj - Kufiri me Malin e Zi dhe sistemet......

Historike për një ish-president të SHBA-së – Donald Trump shpallet fajtor për të gjitha akuzat!
Juria e Nju Jorkut të enjten e shpalli fajtor ish-presidentin Donald Trump për të gjitha 34 akuzat për falsifikim të të dhënave të biznesit në lidhje me......