Bota Postuar më 1 Qershor 2024, 11:27

Flukset e kapitalit në tregjet në zhvillim - Pritet të arrijnë një shifër neto prej 903 miliardë dollarë në 2024

Nga SCAN TV
Flukset e kapitalit në tregjet në zhvillim - Pritet të

Ekonomitë e mëdha në zhvillim pritet të regjistrojnë rritje me gati një të tretën të flukseve hyrëse nëto të kapitalit këtë vit, në 903 miliardë dollarë, megjithëse pjesa më e madhe nga ekonomia globale.

Rritja neto prej 32% pritet të nxitet kryesisht nga një rimëkëmbje e fortë e investimeve të huaja direkte dhe nga paratë e gatshme të drejtuara në portofolet e kapitalit, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti i Financave Ndërkombëtare (IIF) i cili mbulon 25 vende në tregjet në zhvillim, përfshirë Kinën, Indinë, Rusinë dhe Meksikën.

Edhe pse rritja globale, në 3.1% këtë vit, parashikohet të jetë nën mesataren prej 3.8% gjatë viteve 2000-2019, "një skenar global i 'uljes së butë' krijon një pamje pozitive për flukset e kapitalit," thuhet në raport.

Flukset e kapitalit janë një komponent i bilancit të pagesave të një vendi, krahas bilancit të llogarisë korrente dhe ndryshimeve në rezerva. Flukset e kapitalit jorezidentë përbëhen kryesisht nga investimet e huaja direkte (IHD) si dhe nga investimet e portofolit në aksione dhe obligacione.

Flukset neto të IHD-ve parashikohen të rriten në 426 miliardë dollarë në vitin 2024, ndërsa flukset neto në portofolet e të huajve mund të arrijnë në 259 miliardë dollarë, nga 161 miliardë dollarë në vitin 2023, pasi Kina, një burim masiv fluksesh dalëse gjatë dy viteve të fundit, po rimëkëmbet në mënyrë modeste.

Daljet e IHD-ve nga Rusia pritet të vazhdojnë, por flukset neto do të jenë pozitive në Evropën në zhvillim, pjesërisht për shkak të rritjes së flukseve të IHD-ve në Hungari.

Në Afrikë dhe Lindjen e Mesme, vlerësohen 149 miliardë dollarë flukse neto kapitale jorezidente, krahasuar me 115 miliardë dollarë vitin e kaluar, me daljet neto të kapitalit rezident që pritet gjithashtu të zbuten. Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe duhet të përbëjnë 80% të flukseve hyrëse të rajonit, sipas raportit.

Dorian Koça/SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat