OPEC+ pritet të ulë prodhimin e naftës - Gjithshka vendoset në takimin e së dielës

OPEC+ po punon për një marrëveshje komplekse që do të arrihet në takimin e së Dielës, e cila do t'i lejojë grupit të zgjasë disa nga shkurtimet e thella të prodhimit të naftës deri në vitin 2025. OPEC+ ka bërë një sërë shkurtimesh që nga fundi i vitit 2022 mes rritjes së prodhimit nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera joanëtare, ndërsa ekonomitë kryesore përballen me norma të larta interesi për të zbutur inflacionin.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës e udhëhequr nga Arabia Saudite dhe aleatët e udhëhequr nga Rusia, e njohur si OPEC+, aktualisht po redukton prodhimin me një total prej 5.86 milionë fuçi në ditë, e barabartë me rreth 5.7% të kërkesës globale.
Shkurtimet përfshijnë 3.66 milionë fuçi në ditë nga anëtarët e OPEC+ të vlefshme deri në fund të vitit 2024 dhe 2.2 milionë fuçi në ditë shkurtime vullnetare nga disa anëtarë që skadon në fund të qershorit.
Marrëveshja që pritet të arrihet të Dielën mund të përfshijë zgjatjen e disa ose të gjitha shkurtimeve prej 3.66 milionë fuçi në ditë në vitin 2025 dhe disa ose të gjitha shkurtimet vullnetare prej 2.2 milionë fuçi në ditë në tremujorin e tretë ose të katërt të 2024.
Grupi po përpiqet të bjerë dakord për kapacitetin e ri të prodhimit të naftës për vendet e tij anëtare deri në fund të vitit 2024, një çështje që ka krijuar tensione në të kaluarën, sepse objektivi i prodhimit të çdo vendi llogaritet bazuar në kapacitetin e tij imagjinar.
Vendet që kanë bërë shkurtime vullnetare që janë më të thella se ato të rënë dakord janë Algjeria, Iraku, Kazakistani, Kuvajti, Omani, Rusia, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Dorian Koça/SCAN
Sondazh

Nis reforma e inspektorateve - Pr/ligji në Konsultim Publik. Si do të përmirësohet klima e të bërit biznes?
Projektligji i cili u disktua gjerë edhe nga kryeministri Edi Rama për ngritjen e një inspektorati për klimën e biznesit tashmë është në Konsultim Publik. Ajo......

Flukset e kapitalit në tregjet në zhvillim - Pritet të arrijnë një shifër neto prej 903 miliardë dollarë në 2024
Ekonomitë e mëdha në zhvillim pritet të regjistrojnë rritje me gati një të tretën të flukseve hyrëse nëto të kapitalit këtë vit, në 903 miliardë dollarë,......

Fokusi i kreditimit, tregtia dhe ndërtimi - Rritet huaja e re në sektorët kryesorë të ekonomisë
Sipas shifrave të publikuara nga "Banka e Shqipërisë" mbi huanë e re për korporatat jofinanciare private të cilësuara sipas aktivitetit ekonomik, në muajin......

Skemë korruptive në ujësjellësin e Vlorës - Balluku: Miliona lekë, në dëm të shërbimit. Rrezikohet furnizimi me ujë!
Punonjësit e ujësjellësit të Vlorës kanë ngritur një skemë korruptive, duke shkaktuar miliona lekë dëm në buxhetin e shoqërisë, çka rrezikon edhe furnizimin me......

“Garancia Sovrane, ende në letër” - “ProExport Albania”, thirrje BSH për ndërhyrje në kursin e këmbimit
Sasia e lartë e euros në treg është shoqëruar me forcimin e lekut gjatë muajve të fundit. Fluksi i turistëve, paraja informale apo evazioni fiskal, janë disa......

PD harton programin ekonomik - Taksë e sheshtë 10% mbi kapitalin, taksë e shitjes së pronës 2%
Departamentet e Ekonomisë, Financave Publike dhe Sipërmarrjes pranë Partisë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha, janë në përmbyllje të hartimit të......

Rishikohet në ulje kësti i parapagimit të të vetëpunësuarëve - Si dhe sa tatohen profesionistët e lirë në vendet e rajonit?
Administrata tatimore ka rishikuar në ulje këstet e parapagimit të tatimit për profesionet e lira. Nga analizat e thelluara të Administratës Tatimore është......

Rrugët, 3 kontratat që do të aktivizohen sivjet - Përfshihen akset e korridorit Adriatiko-Jonian
Tre kontrata koncesionare apo partneriteti publik privat për ndërtimin e rrugëve pritet të aktivizohen gjatë këtij viti, sipas të dhënave të përpunuara nga......