Pasuria e familjeve greke u rrit me 7.5% në 2021 - Sondazhi i Allianz, kursimet, pavarësisht normave zero të interesit, u rritën me 3.5%.

Në vitin 2021, ka pasur një rritje të konsiderueshme të pasurisë së familjeve në mbarë botën dhe në Greqi, sipas një studimi të kompanisë Allianz për pasurinë globale. Në veçanti, pasuria private, e paraqitur në terma të aktiveve financiare bruto, shënoi një rritje dyshifrore prej 10.4% vitin e kaluar, duke arritur në një total prej 233 trilionë. euro. Në të njëjtën kohë, borxhi i individëve, në shkallë globale, u rrit me 7.6%, ku norma e ndryshimit ishte më e larta që nga periudha para fillimit të krizës financiare ndërkombëtare. Megjithatë, për këtë vit analistët e Allianz parashikojnë një rënie nominale të aktiveve financiare globale prej më shumë se 2%, që do të thotë në terma realë humbjen e një të dhjetës së pasurisë familjare.
Në Greqi, asetet financiare bruto, pra pasuria e familjeve, u rrit në vitin 2021 me 7.5%, duke reflektuar rritjen më të shpejtë që nga periudha para krizës financiare ndërkombëtare. Kjo është një rritje pak më e shpejtë se mesatarja 6.7% e Europës Perëndimore, që i atribuohet “bumit” të bursës, e kombinuar me një përpjekje të lartë kursimi. Pra, vlera e bonove në bursë u rrit me 15.8%, ndërsa kursimtarët grekë rritën flukset hyrëse neto, për të tretin vit radhazi, në 4.4 miliardë euro, nga 0.8 miliardë euro në 2018. Në të njëjtën kohë, kursimet, pavarësisht normave zero të interesit, vitin e kaluar u rritën me 3.5%, ndërsa mjetet financiare neto për frymë, regjistrohen në 17.900 euro.
Greqia renditet e 30-ta në listën e vendeve më të pasura, sipas raportit të Allianz.
Raporti tregon se, Greqia së bashku me Norvegjinë i përkasin vendeve ku u rrit pasuria e shtresës së mesme. Ky fakt i atribuohet, përfshirjes së kategorisë më të lartë të të ardhurave të njerëzve në klasën e mesme. Pyetja që shtrohet është nëse kjo formë e forcimit të klasës së mesme është në fakt një zhvillim i dëshirueshëm sepse çon në formimin e një elite edhe më të vogël të pasur që ka një distancë të konsiderueshme nga shoqëria. Përkundrazi, në pjesën tjetër të vendeve forcimi i shtresës së mesme ka si matricë ish-anëtarët e kategorisë me të ardhura më të ulëta.
Në vitin 2021, Greqia regjistroi gjithashtu një rritje të borxhit prej 3%, që është hera e dytë në dekadën e fundit dhe kryesisht pas vitit 2018. Që nga kriza e euros, familjet greke kanë ulur vazhdimisht borxhin e tyre me 3% në vit mesatarisht, ose 44 miliardë euro në total. Gjatë kësaj periudhe, raporti i borxhit (detyrimet në përqindje të PBB-së) ra me 8 pikë përqindjeje në 61%, shumë nën mesataren e rajonit prej 76%.
SCAN
Sondazh

Guroret, shqetësim për mjedisin dhe taksat - Haxhiraj: Bashkitë, të kenë më shumë rol. Gjoba për subjektet dhe institucionet ligjzbatuese
Guroret përbëjnë një aktivitet minerar shqetësues për mjedisin për shkak të ndryshimit të theksuar të relievit, por edhe erzoionit, ndotjes së ujit dhe ajrit”.......

Kriza energjetike rriti inflacionin në Gjermani - Vleresohet 10%, Lindner: Kemi treguar vetëbesim të tepruar në fuqinë tonë ekonomike
Ndërsa Gjermania po përballet me krizën energjetike, norma e inflacionit në vend arriti në 10% në shtator, një rekord i lartë që nga viti 1990, njoftoi Zyra......

Apartamentet, në rritje oferta, kërkesa e kostot, çmimet nuk ndalen - Banka e Shqipërisë: Për një vit çmimet në Tiranë u ngritën 39%, pitshmëri të njëjta në vijim
Në analizën që i bën tregut të pasurive të paluajtëshme për gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë konkludon se janë rritur të tre komponëntët bazë......

Enti Kombëtar i Banesave, “kampion” me shkeljet financiare - Auditet e brendshme: 21 institucione “perfekte” pa asnjë parregullsi, 81 dëm nën 100 mijë lekë
Auditi i Brendshëm i Entit Kombëtar të banesave me shumë gjasa duhet të ketë vendosur rekord sa i përket shkeljeve të evidentuara nga punjoënjësit e këtij......

Inflacioni, sfida për stabilitetin makroekonomik” - Sejko: Zbutja dhe kthimi i tij në objektiv, në fokus të punës së Bankës së Shqipërisë
Gjatë mbledhjeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në një takim mjaft të......

Kreu i FMN, kundër mini-buxhetit britanik / Georgieva: Politika fiskale nuk duhet të dëmtojë politikën monetare
Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, u shpreh kritike me Britaninë për shkurtimet e planifikuara të taksave, duke i......

Panairi i turizmit, pikë takimi për partneritete - “Synohet konsolidim i tregut dhe eksplorim i potencialit turistik në vend”
Mbi 60 biznese turistike dhe 50 blerës potencial nga Evropa dhe bota janë bërë pjesë e panairit të turizmit “Tourism & Travel Show Albania 2022”, i cili do të......

1 miliard lekë për asfaltimin e rrugëve të Tiranës - Bashkia hap tenderin për njësitë administrative 1-11, lagjet 12 dhe 14
Nisur nga kërkesat e Njësive Administrative, nga ankesat e qytetareve si dhe nga inspektimet e Drejtorise se Planifikimit te Puneve Publike, jane evidentuar......