Kriza energjetike rriti inflacionin në Gjermani - Vleresohet 10%, Lindner: Kemi treguar vetëbesim të tepruar në fuqinë tonë ekonomike

Ndërsa Gjermania po përballet me krizën energjetike, norma e inflacionit në vend arriti në 10% në shtator, një rekord i lartë që nga viti 1990, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis). Një perspektivë ekonomike e vjeshtës e publikuar nga qeveria gjermane pret rritje ekonomike prej 1.4% këtë vit dhe një tkurrje prej 0.4% në vitin 2023, të dyja ulje të ndjeshme nga shifrat e përmendura në raportin e pranverës.
Duke folur në një në Berlin, ministri i Çështjeve Ekonomike, Robert Habeck, vuri në dukje se kriza e rëndë energjetike kërcënon të shndërrohet në një krizë ekonomike dhe sociale dhe theksoi se vendi mund të rrëshqasë në recesion vitin e ardhshëm.
Perspektiva ekonomike e vjeshtës thotë se rishikimi në rënie i atribuohet konfliktit të zgjatur Rusi-Ukrainë dhe rritjes së çmimeve të energjisë, që kanë nxitur inflacionin dhe frenuar prodhimin industrial çka pritet të ndikojë edhe në konsum. Raporti parashikon gjithashtu inflacion prej 8% këtë vit dhe 7% vitin e ardhshëm.
Ndërkohë, ministri i Financave tha se lufta kundër inflacionit ishte prioriteti më i madh i qeverisë dhe kërkoi reforma që do ta nxirrnin ekonominë më të madhe të Europës nga një rënie e afërt. Duke folur gjatë takimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Christian Lindner, i bëri thirrje gjithashtu Kinës që të veprojë me drejtësi në tregtinë globale dhe tha se kishte folur me Pekinin për përgjegjësitë e tij për ristrukturimin e borxhit.
"Një parakusht i rëndësishëm për funksionimin e Kornizës së Përbashkët është transparenca në lidhje me kreditorët. Dhe jo çdo vend kreditor është po aq i gatshëm të marrë pjesë në krijimin e transparencës," tha Lindner.
Sipas tij, ekonomia e Gjermanisë aktualisht paraqitet me keq se disa vende të tjera, sepse ishte veçanërisht e ndjeshme ndaj krizës energjetike të Europës dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, ndërsa kishte treguar vetëbesim të tepruar në fuqinë e saj ekonomike.
"Duhet të pranojmë se ne nuk jemi motori i rritjes në këtë situatë. Përkundrazi, parashikimi i rritjes për Gjermaninë gjithashtu është korrigjuar ndjeshëm në rënie. Krahasuar me vendet e tjera të forta industriale, ne nuk po ecim mirë”, tha ai.
"Inflacioni është kërcënimi më i madh për ekonominë tonë. Gjermania ka mjetet për të trajtuar këtë situatë duke investuar në burimet alternative të energjisë", shtoi Lindner.
SCAN
Sondazh

Apartamentet, në rritje oferta, kërkesa e kostot, çmimet nuk ndalen - Banka e Shqipërisë: Për një vit çmimet në Tiranë u ngritën 39%, pitshmëri të njëjta në vijim
Në analizën që i bën tregut të pasurive të paluajtëshme për gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë konkludon se janë rritur të tre komponëntët bazë......

Enti Kombëtar i Banesave, “kampion” me shkeljet financiare - Auditet e brendshme: 21 institucione “perfekte” pa asnjë parregullsi, 81 dëm nën 100 mijë lekë
Auditi i Brendshëm i Entit Kombëtar të banesave me shumë gjasa duhet të ketë vendosur rekord sa i përket shkeljeve të evidentuara nga punjoënjësit e këtij......

Inflacioni, sfida për stabilitetin makroekonomik” - Sejko: Zbutja dhe kthimi i tij në objektiv, në fokus të punës së Bankës së Shqipërisë
Gjatë mbledhjeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në një takim mjaft të......

Kreu i FMN, kundër mini-buxhetit britanik / Georgieva: Politika fiskale nuk duhet të dëmtojë politikën monetare
Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, u shpreh kritike me Britaninë për shkurtimet e planifikuara të taksave, duke i......

Panairi i turizmit, pikë takimi për partneritete - “Synohet konsolidim i tregut dhe eksplorim i potencialit turistik në vend”
Mbi 60 biznese turistike dhe 50 blerës potencial nga Evropa dhe bota janë bërë pjesë e panairit të turizmit “Tourism & Travel Show Albania 2022”, i cili do të......

1 miliard lekë për asfaltimin e rrugëve të Tiranës - Bashkia hap tenderin për njësitë administrative 1-11, lagjet 12 dhe 14
Nisur nga kërkesat e Njësive Administrative, nga ankesat e qytetareve si dhe nga inspektimet e Drejtorise se Planifikimit te Puneve Publike, jane evidentuar......

424 milionë euro për Rumaninë dhe 218 milionë euro për Kroacinë – Be miraton grantet për investime në rrjetet e transmetimit të energjisë së dy vendeve
Bashkimi Evropian është në garë për të arritur neutralitetin e karbonit deri në mesin e shekullit dhe për të integruar tregun e tij të energjisë. Zhvillimi i......

Gjermania nuk mund të grumbullojë më gaz natyror –Pse ky mund të jetë një lajm i mirë për çmimet globale të energjisë?!
Ekonomia më e madhe e Europës e ndërtoi sigurinë e saj energjetike rreth importeve të lira dhe të bollshme të gazit natyror nga Rusia, një bast i humbur pas......