Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2022, 13:58

Panairi i turizmit, pikë takimi për partneritete - “Synohet konsolidim i tregut dhe eksplorim i potencialit turistik në vend”

Nga SCAN TV
Panairi i turizmit, pikë takimi për partneritete - “Synohet

Mbi 60 biznese turistike dhe 50 blerës potencial nga Evropa dhe bota janë bërë pjesë e panairit të turizmit “Tourism & Travel Show Albania 2022”, i cili do të shërbejë si një pikë takimi për të krijuar partneritete të reja dhe për të ndikuar në zhvillimin e turizmit shqiptar.

Pjesmarrëse në hapjen e panairit, Zv. Ministrja e Turizmit, theksoi se ky event synon të konsolidojë tregun turistik.

Përfaqësuesi i kompanisë “New Deal Europë”  vlerësoi potencialet turistike të Shqipërisë ndërsa vuri theksin tek qendrueshmëria.

“Është shumë e rëndësishme të jemi këtu dh etë sjellim blerës potencialë në fushën e turizmit si dh etë eksplorojmë gjithçka që Shqipëria kë për të ofruar. Lidhur me tregun , Shqipëria është në kryeqzim sa i takon zhvillimit të turizmit. Ju keni zhvillimin më të lartë të ekonomisë turistike në rajon dhe është shumë e rëndësishme të mos e humbasim këtë. Duhet të diskutojmë çështjet kryesore se sim un të vazhdojmë të mbajmë këtë rritje të qendrueshme.

Mesazhe me rëndësi u dhanë edhe nga Shoqata Europiane e Turizmit. Panairi do të qendrojë i hapur në datat 14-15 Tetor ku qytetarët mund të njihen më nga afër me stendat e hoteleve, kompanive turistike, agjencive real estate në fushën e turzimit apo të bashkive.

Elisabeta Dosku / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat