Desktop - General - 1
Desktop - General - 4
Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2022, 13:57

1 miliard lekë për asfaltimin e rrugëve të Tiranës - Bashkia hap tenderin për njësitë administrative 1-11, lagjet 12 dhe 14

Nga SCAN TV
1 miliard lekë për asfaltimin e rrugëve të Tiranës -

Nisur nga kërkesat e Njësive Administrative, nga ankesat e qytetareve si dhe nga inspektimet e Drejtorise se Planifikimit te Puneve Publike, jane evidentuar rrugë të cilat kanë nevojë për ndërhyrje në shtresat asfaltike, si dhe riparime të pjesshem të shtresave të tjera. Për këtë gjë Bashkia e Tiranës ka hapur tenderin me vlerë 1 miliardë lekë.

Parashikohet të ndërhyet për rritjen e qëndrueshmërisë së rrugëve në Tiranë por pa u përcaktuar specifikisht se cilat janë. Në tender thuhet se asfaltime do të kryhen në Njësitë Administrative 1-11 dhe lagjet 12 e 14.

Implementimi i këtyre projekteve sipas Bashkisë Tiranë ka si qëllim të përmirësoje qarkullimin e automjeteve, njerezve dhe të rrisë sigurinë e lëvizjes.

Bazuar ne fondin e parashikuar, planifikimi i ndërhyrjeve për cdo njësi do të bëhet hap pas hapi, duke vlerësuar rrugët më problematike, nisur nga rëndësia që kanë. Rrugët që kanë fluks të lartë levizje si të mjeteve dhe të këmbësoreve, që perdoren nga linja të transporti publik, që janë pranë objekteve arsimore, shëndetësore etj.

Qëllimi i tenderit është sigurimi i lëvizjes së automjeteve në rrugë, rritja e sigurisë rrugore, përmirësimi i aksesit në rrugë, reduktimi i kohës së lidhjes me akset kryesore të rrugëve dhe qendrave administrative.

Punimet në rrugë përfshijnë asfaltimin e tyre, pajisjen me sinjalistikën dhe ndricimin e duhur për të siguruar kushtet e duhura për lëvizjen e automjeteve.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat