Bota Postuar më 14 Tetor 2022, 10:46

Tregjet globale, në rritje drastike - Mbështeten nga lajmet se qeveria britanike do të rishikojë uljen e taksave

Nga SCAN TV
Tregjet globale, në rritje drastike - Mbështeten nga lajmet se qeveria

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, dhe po mbështeten nga spekulimet se qeveria britanike mund ta rishikojë planin e saj të uljes së taksave. Indeksi pan-Europian, Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 1.7%, ndërsa sektori i lëndëve të para realizon fitimet më të mëdha me 2.7%.

Sesioni i së enjtes ka qënë shumë i paqëndrueshëm për tregjet globale, sidomos pas publikimit të të dhënave mbi inflacionin në SHBA. Por, në mbyllje të tregtisë, si Wall Street ashtu edhe bursat aziatike u rritën ndjeshëm. Ditën e sotme, Banka e Anglisë duhet të mbyllë programin e blerjes së bonove, por sipas informacioneve ky program mund të shtyhet përtej këtij afati.

Ndërhyrja e Bankës së Anglisë shmangu një kolaps në tregun e fondeve private të pensioneve, që ndikoi edhe në forcimin e paundit britanik. Por, sipas analistëve rritja e monedhës britanike mund të jetë e përkohshme.

SCAN

Sondazh

Poll
Bota 13 Tetor

What's wrong with the self-employment tax?

The new tax law that provides for the inclusion of freelancers in the income tax scheme during the next year has several defects, for which the affected party......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat