Shqipëria Postuar më 13 Tetor 2022, 14:41

“Korrupsioni mbetet shqetësim serioz” - Progres Raporti i Komisionit Europian, ku qëndron Shqipëria?!

Nga SCAN TV
“Korrupsioni mbetet shqetësim serioz” - Progres Raporti i

Dokumenti i Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë nxjerr në pah edhe një herë vijimin në të njëjtin nivel të korrupsionit. Ky dokument, një radiografi e gjendjes së vendit në raport me kriteret që duhet të përmbushë në procesin e tij të integrimit tregon arritjet por dhe fushat që nuk kanë përmirësim në vendin tonë.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit Shqipëria, sipas Komisionit pavarësisht disa përparimeve, korrupsioni mbetet shqetësim serioz. Rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm për të trajtuar më tej kulturën e pandëshkueshmërisë.

Sic edhe FMN e kundërshtoi, kundër miratimit të aministisë fiskale është dhe Komisioni Europian. Shqipëria paralajmërohet në raport se është “në listën gri” sa i takon luftës kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit të parave, e për këtë arsye “duhet të zbatojë elementët e mbetur të planit të veprimit të Task Forcës së Veprimit Financiar. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë”.

Çështja e pasaportave të arta tërheq vëmendje teksa Komisioni e cilëson si një pengesë për Shqipërinë për integrimin në Bashkimin Europian.

 “Shqipëria duhet të heqë dorë nga zhvillimi i një skeme të nënshtetësisë së investitorëve (pasaporta të arta) pasi do të paraqiste rreziqe, sa i përket sigurisë, pastrimit të parave, evazionit fiskal, financimit të terrorizmit, korrupsionit dhe infiltrimit të krimit të organizuar dhe do të ishte i papajtueshëm me normat e BE-së”, thuhet në raport.

Kritikat vijojnë edhe për lirinë e shtypit në vend e cila ende pengohet. Ndërkohë përmirësime sipas raportit, Shqipëria ka bërë në sistemin gjyqësor, luftën kundër krimit të organizuar, politikën e saj të jashtme të linjëzuar me atë të Bashkimit Europian.

SCAN

Bota 13 Tetor

What's wrong with the self-employment tax?

The new tax law that provides for the inclusion of freelancers in the income tax scheme during the next year has several defects, for which the affected party......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat