Shqipëria Postuar më 13 Tetor 2022, 12:15

Balluku: Raporti i KE për amnistinë fiskale, hipotetik - Ambasadorja e BE: Bashkë me pasaportat e arta rrezikoni integrimin

Nga SCAN TV
Balluku: Raporti i KE për amnistinë fiskale, hipotetik - Ambasadorja e

Kritikat dhe këshillat e Komisionit Europian për realizimin e amnisitisë fiskale në Shqipëri, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i ka konsideruar hipotetike. Në ceremoninë e dorëzimit të raportit nga ambasadorja e Delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, Balluku tha se ky projekt po studion shembujt e shteteve të BE që e kanë aplikuar.

“Vendi ynë ka bërë përpjekje kundër krimit të organizuar me një bashkëpunim të fortë me vendet e BE, si me agjenci të tjera si Eurojust dhe Europol. Sa i përket draftit për amnistinë fiskale, vlerësimi që vjen në raport është hipotetik. Mund të vërë në rrezik procesin e pastrimit të parave, por është hipotetike. Është draft që e kemi të hapur për diskutim. Do merren parasysh rreziqet që lidhen me këtë proces.. I referohemi vendeve të tjera të BE. E garantojmë ambasadoren dhe komisionin se ky do të jetë një proces që do vazhdojë konsultimin,” tha Balluku.

Teksa për amnisitinë fiskale deklaroi se KE është në fazë bisedimesh, e pyetur dhe për pasaportat e arta, ambasadorja Christiane Hohmann u shpreh se rrezikojnë normat për integrimin në bashkimin europian.

Hohmann u shpreh se: 'BE respekton sovranitetin e cilitdo shtet për të vendosur se çfarë skemash do të ketë për dhënien e nënshtetësisë. Por kjo lloj skeme do të vinte në pah disa risqe që janë shprehur qartë në rajon.  Secili shtet duhet të vendosë vetë se si do të vazhdojë me këtë çështje'.

Komisioni Europian në progres raport ka këshilluar t’i jepet fund dhënies së nënshtetësisë në këtë lloj forme. Gjithashtu, Shqipërisë i përmendet se është  “në listën gri” sa i takon luftës kundër financimit të terrorizmit dhe kundër pastrimit të parave. Miratimi i një amnistie tatimore dhe penale kundër këshillave të BE-së dhe Moneyval-it, mund të rrezikojë përparimin në këtë fushë.

SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat