Ulja e prodhimit të naftës, në interes ë tregut - Ekspertët e Arabisë Saudite mbrojnë vendimin e OPEC+. Reagimi i Biden, i pajustifikuar

Reagimi i presidentit të SHBA, Joe Biden, ndaj vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës nuk është i justifikuar, deklaroi konsulenti financiar dhe ekonomik saudit, Majid Al-Suwaigh. Sipas tij, ishte "në interes të tregut" të kufizohej prodhimi i naftës në këtë periudhë.
Ai shtoi se të gjithë anëtarët e OPEC ranë dakord për vendimin dhe se rritja e çmimit të naftës ishte rezultat i ofertës dhe kërkesës. Eksperti saudit tha se reagimi i Shtëpisë së Bardhë vjen nga dështimi i SHBA-së dhe Europës për të kontrolluar inflacionin.
Presidenti Joe Biden deklaroi të martën se do të kishte "pasoja" për marrëdhëniet e SHBA me Arabinë Saudite pas vendimit. Njoftimi i tij erdhi një ditë pasi senatori i fuqishëm demokrat Bob Menendez, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha se Shtetet e Bashkuara duhet të ngrijnë menjëherë të gjithë bashkëpunimin me Arabinë Saudite, përfshirë shitjen e armëve.
Qytetarët sauditë thanë se nuk ishin të befasuar nga reagimi i SHBA-së ndaj vendimit të OPEC+, që njoftoi uljen e prodhimit pas javësh lobimi nga zyrtarët amerikanë kundër një lëvizjeje të tillë.
Shtetet e Bashkuara akuzuan Arabinë Saudite për bashkëpunim me Rusinë, e cila kundërshton një kufizim perëndimor mbi çmimin e naftës ruse në përgjigje të pushtimit të Ukrainës. Zyrtarët amerikanë ishin përpjekur të bindin partnerin e tyre më të madh arab që të braktiste idenë e një shkurtimi të prodhimit, por sundimtari de fakto i Arabisë Saudite, Princi i Kurorës Mohammed bin Salman, nuk u lëkund.
SCAN
Sondazh

Më pak kërkesë për naftë! - OPEC ul parashikimin për vitet 2022 dhe 2023, ndërsa ekonomia globale ngadalësohet
OPEC uli parashikimin për vitin 2022 të rritjes së kërkesës botërore për naftë për të katërtën herë që nga prilli dhe gjithashtu shkurtoi atë për vitin e......

“Ulni konsumin për të kursyer para!” - Apeli i rregullatorit të energjisë për familjet në Britaninë e Madhe
Rregullatori i energjisë në Britaninë e Madhe do t'i nxisë konsumatorët të ulin konsumin "ku është e mundur", ndërsa përgatitet të nisë një fushatë për të......

Me detyrim Paratë në bankë, kufi bizneseve për gjendjen e arkës - Rreziku i pastrimit të parave, agjencitë e këmbimit jo më shumë se 17 mijë dollarë Cash
Nga 2023 duket se kompanitë nuk do të mbajnë më në arkë xhirot dhe t’i derdhin në banka sipas dëshirës. Në draftpaketën fiskale për vitin e ardhshëm, janë......

Tregu i pasurive, Eksperti: “Shkëlqen” qiraja afatshkurtër - Arbër Brahaj: Apartamentet po konkurrojnë fort hotelet, preferohen më shumë nga familjet
Blerja e apartameneteve për qiradhënie është aktualisht një prej formave më të mira të investimit, ndërkohë që edhe bankat e kanë mbështetur fort me kreditim......

Sa është fatura e paketë fiskale 2023? - Ligjet ku fiton dhe humbet buxheti i shtetit
Ministria e Financave ka hedhur së fundmi për konsultim publik ndryshimet fiskale në 4 ligje kryesore, të cilat më së shumti anojnë në ashpërsim masash për......

Shqetësimi i Fed: Ekonomistët mendojnë se një masë kyçe e inflacionit po kthehet në nivelin më të lartë të 40 viteve
Beteja kundër inflacionit në SHBA është larg të qenit e përfunduar dhe të dhënat e ardhura pritet të tregojnë një vonesë të vështirë përpara. Qeveria është......

Pajisja më e shtrenjtë e Microsoft do të bëhet edhe më e shtrenjtë: 4500 dollarë për një kompjuter (FOTOT)
Microsoft ka zbuluar disa tableta Surface Pro, modele Surface Laptop dhe një kompjuter desktop Surface Studio 2+, i fundit prej të cilëve nuk është përditësuar......

Analizë: Kina përballet me momentin e saj "Sputnik" ndërsa kufizimet e eksportit të SHBA-së po i japin një goditje ambicieve të saj për çipat
Kufizimet e eksportit të SHBA-së për pajisjet e çipave në Kinë ka të ngjarë ta çojnë atë në momentin "Sputnik", duke i shtyrë prodhuesit kinezë të çipave të......