“Ulni konsumin për të kursyer para!” - Apeli i rregullatorit të energjisë për familjet në Britaninë e Madhe

Rregullatori i energjisë në Britaninë e Madhe do t'i nxisë konsumatorët të ulin konsumin "ku është e mundur", ndërsa përgatitet të nisë një fushatë për të ndihmuar familjet të reduktojnë përdorimin e energjisë elektrike dhe gazit.
Shefi ekzekutiv i Ofgem, Jonathan Brearley, tha se ulja e konsumit të energjisë është “jo vetëm mënyra më e drejtpërdrejtë për të reduktuar faturat, por ndihmon drejtpërdrejt në sigurinë e furnizimit, kontribuon në dekarbonizimin dhe kursen para’ për financat publike”. Nga ana tjetër, ai minimizoi kërcënimin e mungesës së energjisë këtë dimër, duke thënë: "Për të qenë të qartë, ne nuk mendojmë se ka një emergjencë furnizimi."
Ky ishte fjalimi i parë që rregullatori ka bërë që kur qeveria njoftoi një nga ndërhyrjet e saj më të mëdha në historinë moderne për të reduktuar faturat e energjisë për konsumatorët dhe bizneset, me një kosto të pritshme prej 150 miliardë paund.
Megjithëse Ofgem mirëpret paketën e qeverisë për mbështetjen e energjisë, Brearley paralajmëroi se një pjesë e familjeve do të paguajnë ende afërsisht dyfishin për energjinë e konsumuar krahasuar me një vit më parë.
Skema e mbështetjes së energjisë do të kufizojë faturën vjetore të një familjeje me përdorim mesatar në 2,500 paund për dy vjet, megjithëse shifrat e sakta do të varen nga konsumi, pasi kufiri zbatohet për çmimin për njësi të energjisë. Fatura mesatare e familjeve vitin e kaluar ishte rreth 1277 paund bazuar në tarifën e gazit dhe energjisë elektrike.
SCAN
Sondazh

Me detyrim Paratë në bankë, kufi bizneseve për gjendjen e arkës - Rreziku i pastrimit të parave, agjencitë e këmbimit jo më shumë se 17 mijë dollarë Cash
Nga 2023 duket se kompanitë nuk do të mbajnë më në arkë xhirot dhe t’i derdhin në banka sipas dëshirës. Në draftpaketën fiskale për vitin e ardhshëm, janë......

Tregu i pasurive, Eksperti: “Shkëlqen” qiraja afatshkurtër - Arbër Brahaj: Apartamentet po konkurrojnë fort hotelet, preferohen më shumë nga familjet
Blerja e apartameneteve për qiradhënie është aktualisht një prej formave më të mira të investimit, ndërkohë që edhe bankat e kanë mbështetur fort me kreditim......

Sa është fatura e paketë fiskale 2023? - Ligjet ku fiton dhe humbet buxheti i shtetit
Ministria e Financave ka hedhur së fundmi për konsultim publik ndryshimet fiskale në 4 ligje kryesore, të cilat më së shumti anojnë në ashpërsim masash për......

Shqetësimi i Fed: Ekonomistët mendojnë se një masë kyçe e inflacionit po kthehet në nivelin më të lartë të 40 viteve
Beteja kundër inflacionit në SHBA është larg të qenit e përfunduar dhe të dhënat e ardhura pritet të tregojnë një vonesë të vështirë përpara. Qeveria është......

Pajisja më e shtrenjtë e Microsoft do të bëhet edhe më e shtrenjtë: 4500 dollarë për një kompjuter (FOTOT)
Microsoft ka zbuluar disa tableta Surface Pro, modele Surface Laptop dhe një kompjuter desktop Surface Studio 2+, i fundit prej të cilëve nuk është përditësuar......

Analizë: Kina përballet me momentin e saj "Sputnik" ndërsa kufizimet e eksportit të SHBA-së po i japin një goditje ambicieve të saj për çipat
Kufizimet e eksportit të SHBA-së për pajisjet e çipave në Kinë ka të ngjarë ta çojnë atë në momentin "Sputnik", duke i shtyrë prodhuesit kinezë të çipave të......

Elon Musk refuzon kërkesën e Ukrainës për të përdorur Starlink në Krime – Shkak, frika e përdorimit të armëve bërthamore nga Putin
Elon Musk ka refuzuar një kërkesë të Ukrainës për të shtrirë shërbimin e tij të internetit satelitor në Krime, nga frika se një përpjekje për të rimarrë......

Prodhuesit e energjisë së rinovueshme në Kroaci dhe Serbi ndërpresin kontratat e tarifave nxitëse - Është më fitimprurëse për ta të shesin energji elektrike në treg
Në Kroaci, 63 termocentrale me një kapacitet total prej 341 megavat (MW) kanë përfunduar deri më tani kontratat e tyre të tarifave nxitëse. Operatori Kroat i......