"Vendimi i OPEC, do të çojë në recesion” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kritikon vendet prodhuese

Një ndërprerje e furnizimit me naftë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) kërcënon të thellojë një krizë globale energjetike duke i çuar çmimet e naftës më të larta në një periudhë të inflacionit të lartë dhe rritjes së dobët ekonomike, deklaroi Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Reduktimi i javës së kaluar me dy milionë fuçi në ditë në objektivat e prodhimit të grupit, që shkaktoi kritika të ashpra nga SHBA dhe partnerët e saj, do të shtrëngojë më tej tregun e naftës në një moment cenueshmërie ekstreme me disa burime shtesë furnizimi në dispozicion për të kompensuar.
Efekti i uljes së prodhimit do të sjellin çmime më të larta të naftës dhe dobësojnë rritjes ekonomike globale, që do të minonin kërkesën afatgjatë për naftë, tha IEA.
Nafta e papërpunuar Brent, u rrit me 0.8% në 93.22 dollarë për fuçi të enjten. Çmimet ishin deri në 82 dollarë për fuçi në fund të shtatorit, por janë rikuperuar pothuajse 10% deri më tani këtë muaj, kryesisht për shkak të shkurtimit të furnizimit të OPEC-ut.
Fatih Birol, drejtor ekzekutiv i IEA, i cili tha se "çmimet më të larta të naftës mund të dëshmojnë pikë kthese për një ekonomi globale tashmë në prag të recesionit".
Agjencia uli parashikimet e saj të rritjes së kërkesës për naftë me 470,000 fuçi në ditë për vitin 2023, në 1.7 milionë fuçi. Ajo gjithashtu uli parashikimin e rritjes së kërkesës për naftë për vitin 2022 me 60,000 fuçi në ditë, në 1.9 milionë fuçi. Rritja e kërkesës për naftë ka rënë në mënyrë të qëndrueshme gjatë gjithë vitit dhe parashikohet të tkurret në tremujorin e katërt me 340,000 fuçi në ditë, tha IEA.
Më parë, OPEC ka deklaruar se çmimet më të larta të naftës janë të nevojshme për të nxitur investime të reja në prodhimin e saj, por IEA tha se kufizimet midis prodhuesve të naftës nënkuptonin se furnizimet shtesë do të ishin të pakta.
SCAN
Sondazh

Ulja e prodhimit të naftës, në interes ë tregut - Ekspertët e Arabisë Saudite mbrojnë vendimin e OPEC+. Reagimi i Biden, i pajustifikuar
Reagimi i presidentit të SHBA, Joe Biden, ndaj vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës nuk është i justifikuar, deklaroi konsulenti financiar dhe......

Më pak kërkesë për naftë! - OPEC ul parashikimin për vitet 2022 dhe 2023, ndërsa ekonomia globale ngadalësohet
OPEC uli parashikimin për vitin 2022 të rritjes së kërkesës botërore për naftë për të katërtën herë që nga prilli dhe gjithashtu shkurtoi atë për vitin e......

“Ulni konsumin për të kursyer para!” - Apeli i rregullatorit të energjisë për familjet në Britaninë e Madhe
Rregullatori i energjisë në Britaninë e Madhe do t'i nxisë konsumatorët të ulin konsumin "ku është e mundur", ndërsa përgatitet të nisë një fushatë për të......

Me detyrim Paratë në bankë, kufi bizneseve për gjendjen e arkës - Rreziku i pastrimit të parave, agjencitë e këmbimit jo më shumë se 17 mijë dollarë Cash
Nga 2023 duket se kompanitë nuk do të mbajnë më në arkë xhirot dhe t’i derdhin në banka sipas dëshirës. Në draftpaketën fiskale për vitin e ardhshëm, janë......

Tregu i pasurive, Eksperti: “Shkëlqen” qiraja afatshkurtër - Arbër Brahaj: Apartamentet po konkurrojnë fort hotelet, preferohen më shumë nga familjet
Blerja e apartameneteve për qiradhënie është aktualisht një prej formave më të mira të investimit, ndërkohë që edhe bankat e kanë mbështetur fort me kreditim......

Sa është fatura e paketë fiskale 2023? - Ligjet ku fiton dhe humbet buxheti i shtetit
Ministria e Financave ka hedhur së fundmi për konsultim publik ndryshimet fiskale në 4 ligje kryesore, të cilat më së shumti anojnë në ashpërsim masash për......

Shqetësimi i Fed: Ekonomistët mendojnë se një masë kyçe e inflacionit po kthehet në nivelin më të lartë të 40 viteve
Beteja kundër inflacionit në SHBA është larg të qenit e përfunduar dhe të dhënat e ardhura pritet të tregojnë një vonesë të vështirë përpara. Qeveria është......

Pajisja më e shtrenjtë e Microsoft do të bëhet edhe më e shtrenjtë: 4500 dollarë për një kompjuter (FOTOT)
Microsoft ka zbuluar disa tableta Surface Pro, modele Surface Laptop dhe një kompjuter desktop Surface Studio 2+, i fundit prej të cilëve nuk është përditësuar......