“Dimër i ftohtë” edhe për industrinë e makinave - Kriza energjetike pritet të ulë ndjeshëm prodhimin dhe rrisë kostot

Kriza energjetike në Europë mund të ulë prodhimin e makinave në kontinent me gati 40% deri në fund të vitit 2023 sipas skenarit më të keq, ose më shumë se 1 milion automjete, paralajmëroi kompania e specializuar “S&P Global Mobility” në një raport. I titulluar "Dimri po vjen", raporti vë në dukje se zinxhiri i furnizimit të industrisë së automobilave, tashmë i goditur nga pandemia COVID-19 dhe konflikti Rusi-Ukrainë, "mund të përballet me presion të madh" në drejtim të rritjes së kostove të energjisë apo edhe ndërprerjeve të energjisë.
“Me rritjen e çmimeve të energjisë në Europë, një dimër i ashpër mund të vendosë disa sektorë të automobilave në rrezik për të mos qenë në gjendje të mbajnë linjat e tyre të prodhimit në funksion”, thuhet në raport. Kosto e prodhimit të makinave në Europë tani është rritur ndjeshëm, shumë mbi nivelet e para krizës energjetike.
Parashikohej që prodhimi nga fabrikat e automjeteve me bazë në Europë do të ishte midis 4 milionë dhe 4.5 milionë njësi në tremujorin e katërt të vitit 2022 e deri në vitin 2023.
Por, prodhimi mund të ulet në 2.75 milionë deri në 3 milionë njësi gjatë këtij tremujori me kufizime të mundshme të shërbimeve. Të gjithë prodhuesit e makinave do të ndikohen në një masë të caktuar, pasi kompanitë europiane eksportojnë në të gjithë globin.
Sipas analizës së “S&P Global Mobility”, Gjermania është mbështetur tek Rusia për furnizimet e saj me gaz dhe po heq dorë nga energjia bërthamore, çka e vendosin atë në një situatë të pasigurt energjetike. Megjithatë, Gjermania përfiton nga lehtësitë fiskale të qeverisë së saj, që i jep hapësirë relativisht më të madhe buxhetore për të kapërcyer krizën e energjisë. Më tej, vendi përfiton nga një varësi relativisht e ulët në prodhimin e energjisë elektrike që rrjedh nga gazi dhe nga të qenit në një pozicion të mirë nga këndvështrimi i ruajtjes së gazit.
Ndërkohë, në Britani qeveria ka njoftuar masa prej rreth 200 miliardë paund për konsumatorët dhe industrinë, që përbëjnë gati 7% të PBB-së së vendit dhe më shumë se dyfishin e nivelit të rivalit të saj më të afërt, Italisë. Pa një mbështetje të tillë, Britania e Madhe do të ishte afër fundit të tabelës, në një pozicion të ngjashëm me atë të Italisë, e cila vuan dyfish për shkak të pozicionit të saj të borxhit dhe deficitit buxhetor, si dhe të vetë-mjaftueshmërisë së saj të ulët energjetike dhe mbështetjes në gaz për prodhimin e energjisë elektrike.
SCAN
Sondazh

"Vendimi i OPEC, do të çojë në recesion” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kritikon vendet prodhuese
Një ndërprerje e furnizimit me naftë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) kërcënon të thellojë një krizë globale energjetike duke i çuar......

Ulja e prodhimit të naftës, në interes ë tregut - Ekspertët e Arabisë Saudite mbrojnë vendimin e OPEC+. Reagimi i Biden, i pajustifikuar
Reagimi i presidentit të SHBA, Joe Biden, ndaj vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës nuk është i justifikuar, deklaroi konsulenti financiar dhe......

Më pak kërkesë për naftë! - OPEC ul parashikimin për vitet 2022 dhe 2023, ndërsa ekonomia globale ngadalësohet
OPEC uli parashikimin për vitin 2022 të rritjes së kërkesës botërore për naftë për të katërtën herë që nga prilli dhe gjithashtu shkurtoi atë për vitin e......

“Ulni konsumin për të kursyer para!” - Apeli i rregullatorit të energjisë për familjet në Britaninë e Madhe
Rregullatori i energjisë në Britaninë e Madhe do t'i nxisë konsumatorët të ulin konsumin "ku është e mundur", ndërsa përgatitet të nisë një fushatë për të......

Me detyrim Paratë në bankë, kufi bizneseve për gjendjen e arkës - Rreziku i pastrimit të parave, agjencitë e këmbimit jo më shumë se 17 mijë dollarë Cash
Nga 2023 duket se kompanitë nuk do të mbajnë më në arkë xhirot dhe t’i derdhin në banka sipas dëshirës. Në draftpaketën fiskale për vitin e ardhshëm, janë......

Tregu i pasurive, Eksperti: “Shkëlqen” qiraja afatshkurtër - Arbër Brahaj: Apartamentet po konkurrojnë fort hotelet, preferohen më shumë nga familjet
Blerja e apartameneteve për qiradhënie është aktualisht një prej formave më të mira të investimit, ndërkohë që edhe bankat e kanë mbështetur fort me kreditim......

Sa është fatura e paketë fiskale 2023? - Ligjet ku fiton dhe humbet buxheti i shtetit
Ministria e Financave ka hedhur së fundmi për konsultim publik ndryshimet fiskale në 4 ligje kryesore, të cilat më së shumti anojnë në ashpërsim masash për......

Shqetësimi i Fed: Ekonomistët mendojnë se një masë kyçe e inflacionit po kthehet në nivelin më të lartë të 40 viteve
Beteja kundër inflacionit në SHBA është larg të qenit e përfunduar dhe të dhënat e ardhura pritet të tregojnë një vonesë të vështirë përpara. Qeveria është......