“Shërbimet Financiare” - Progres Raporti i KE vlerëson përparimin e bëra në kuadrin ligjor dhe rregullator në Shqipëri

Komisioni Evropian, në Progres Raportin për Shqipërinë ka vlerësuar përparimin e bërë me përafrimin ligjor e rregullator me acquis të BE-së dhe praktikat mbikëqyrëse të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare. Në konstatimet e kapitullit 9 “Shërbimet Financiare”, ku Autoriteti është institucioni lider, raporti nënvizon se “është bërë progres me sigurimet e detyrueshme dhe sipërmarrjet e investimeve kolektive”.
“Në fushën e sigurimeve dhe pensioneve private, legjislacioni për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit është përafruar me acquis më të rëndësishme të BE-së. Kuadri nënligjor u miratua gjatë periudhës së raportimit, duke mundësuar zbatimin e plotë të ligjit, përfshirë edhe një aplikacion për llogaritjen e dëmeve personale në rastet e aksidenteve rrugore,” nënvizon Progres Raporti.
Më tej, në dokument përmendet vendimi i Bordit të Autoritetit në shkurt 2022 për të lehtësuar masat e marra gjatë periudhës së pandemisë për të siguruar qëndrueshmëri financiare, duke pezulluar përkohësisht shpërndarjen e dividendit të shoqërive të sigurimit. Raporti nënvizon edhe aderimin e AMF-së në Memorandumin Shumëpalësh të Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrësve të Sigurimeve (IAIS), për bashkëpunim ndërkombëtar në mbikëqyrje dhe shkëmbim informacioni.
Referuar infrastrukturës së tregjeve financiare, raporti konstaton se Bursa Shqiptare e Titujve, një entitet privat, vijon të operojë kryesisht me titujt e Qeverisë, Depozitari Qendror (AFISAR) është po ashtu në funksion, së bashku me gjithë infrastrukturën e pastregtimit. Raporti lë si rekomandim për t’u përmbushur finalizimin dhe miratimin e dokumenteve strategjike për edukimin financiar dhe për zhvillimin e tregjeve të kapitalit.
Edhe Progres Raporti i vitit 2021 vlerësonte progresin e bërë në kapitullin 9 “Shërbimet Financiare”, në veçanti përmes miratimit të ligjit për sigurimin e detyrueshëm në sektorin e transportit në mars të vitit 2021, si edhe masat e marra nga Autoriteti për garantimin e stabilitetit financiar të tregjeve nën mbikëqyrje gjatë periudhës së pandemisë COVID-19.
Në 7 tetor 2022, AMF kryesoi delegacionin shqiptar që mori pjesë në takimet shpjeguese për kapitullin 9 të negociatave “Shërbimet financiare”, organizuar në Bruksel nga Komisioni Evropian. Në këtë takim, ekspertët e Komisionit Evropian bënë një prezantim të direktivave dhe kërkesave që duhet të plotësojë Shqipëria sa i përket kapitullit, ku institucione të tjera kontribuese janë Banka e Shqipërisë, Instituti i Statistikave (INSTAT) dhe Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD).
SCAN
Sondazh

Balluku: Raporti i KE për amnistinë fiskale, hipotetik - Ambasadorja e BE: Bashkë me pasaportat e arta rrezikoni integrimin
Kritikat dhe këshillat e Komisionit Europian për realizimin e amnisitisë fiskale në Shqipëri, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i ka konsideruar......

Çfarë nuk shkon me tatimin e profesioneve të lira? - Lika: Penalizim për subjektet e reja, tatohen me 23 %
Ligji i ri për tatimin mbi të ardhurat i cili parashikon përfshirjen në skemën e tatim-fitimit të profesioneve të lira gjatë vitit të ardhshëm, ka disa difekte......

Franca akuzon SHBA për çmimet e gazit - Le Maire: Po na e shet me çmim katër herë më të lartë se industrialistëve amerikanë
Kriza energjetike në Europë ka ndezur debate mes vendeve të ndryshme, për mënyrat se si duhet të ulen çmimet e lëndëve të para. Së fundmi Franca ka akuzuar......

“Dimër i ftohtë” edhe për industrinë e makinave - Kriza energjetike pritet të ulë ndjeshëm prodhimin dhe rrisë kostot
Kriza energjetike në Europë mund të ulë prodhimin e makinave në kontinent me gati 40% deri në fund të vitit 2023 sipas skenarit më të keq, ose më shumë se 1......

"Vendimi i OPEC, do të çojë në recesion” - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë kritikon vendet prodhuese
Një ndërprerje e furnizimit me naftë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) kërcënon të thellojë një krizë globale energjetike duke i çuar......

Ulja e prodhimit të naftës, në interes ë tregut - Ekspertët e Arabisë Saudite mbrojnë vendimin e OPEC+. Reagimi i Biden, i pajustifikuar
Reagimi i presidentit të SHBA, Joe Biden, ndaj vendimit të OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës nuk është i justifikuar, deklaroi konsulenti financiar dhe......

Më pak kërkesë për naftë! - OPEC ul parashikimin për vitet 2022 dhe 2023, ndërsa ekonomia globale ngadalësohet
OPEC uli parashikimin për vitin 2022 të rritjes së kërkesës botërore për naftë për të katërtën herë që nga prilli dhe gjithashtu shkurtoi atë për vitin e......

“Ulni konsumin për të kursyer para!” - Apeli i rregullatorit të energjisë për familjet në Britaninë e Madhe
Rregullatori i energjisë në Britaninë e Madhe do t'i nxisë konsumatorët të ulin konsumin "ku është e mundur", ndërsa përgatitet të nisë një fushatë për të......