Nafta, pranë 94 dollarë për fuçi - SHBA, presion Arabisë Saudite për të mos ulur prodhimin

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve gjatë tregtisë aziatike dhe amerikane. Të dhënat e publikuara në SHBA treguan një rritje të rezervave të naftës bruto, në një kohë që Uashingtoni dhe Arabia Saudite vijojnë përplasjet në lidhje me planin e OPEC+ për të ulur prodhimin. Arabia Saudite, që është “de facto” lider i OPEC refuzoi kritikat e Uashingtonit, duke i cilësuar të pabazuara në fakte.
Por, Shtëpia e Bardhë këmbënguli se i ka prezantuar sauditëve një analizë të detajuar, ku tregohet se reduktimi mund të dëmtojë ekonominë globale. Megjithatë, zyrtarët e të dyja vendeve do të vijojnë diskutimet për të arritur një zgjidhje. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 94 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 89 dollarë për fuçi.
Referuar të dhënave në SHBA, rezervat e naftës bruto u rritën me 9.9 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 7 tetor në totalin e 439.1 milionë fuçive, njoftoi Agjencia për Informimin mbi Energjinë. Analistët parashikonin një rritje të lehtë prej 1.8 milionë fuçi. Edhe rezervat e benzinës u rritën me 2 milionë fuçi, në totalin e 209.5 milionë fuçive.
SCAN
Sondazh

Putin tundon Turqinë, kërkon ta bëjë atë qendrën e re të gazit të Europës!
Presidenti rus Vladimir Putin ripërsëriti propozimin e tij për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi për Europën pasi dërgesat në Gjermani përmes gazsjellësit......

Businesses will face limits on cash balances due to obligations with money in the bank– Exchange agencies will not be allowed to have more than 17 thousand dollars in cash
Beginning in 2023, companies will no longer keep turnovers in the cash register and pour them into banks as they wish. In the draft fiscal package for next......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan është blerë sot me 119.2 lekë dhe është shitur me 120.4 lekë duke e mbyllur këtë javë relativisht i qëndrueshëm pa shënuar luhatje të ndjeshme......

"Corruption remains a serious concern"—What progress has Albania made according to the European Commission report?!
The European Commission's document on Albania's progress highlights once again the same level of corruption. This document comes as a detailed analysis of our......

Shndërrimi i ujit të oqeanit në ujë të pijshëm mes thatësirës më të keqe në 1200 vjet – Pritet të miratohet impianti i shkripëzimit prej 140 milionë dollarë!
Një impiant shkripëzimi prej 140 milionë dollarësh pritet të miratohet nga rregullatorët e Kalifornisë të enjten, pasi shteti amerikan po lufton se si të......

“Korrupsioni mbetet shqetësim serioz” - Progres Raporti i Komisionit Europian, ku qëndron Shqipëria?!
Dokumenti i Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë nxjerr në pah edhe një herë vijimin në të njëjtin nivel të korrupsionit. Ky dokument, një radiografi......

What's wrong with the self-employment tax?
The new tax law that provides for the inclusion of freelancers in the income tax scheme during the next year has several defects, for which the affected party......

“Shërbimet Financiare” - Progres Raporti i KE vlerëson përparimin e bëra në kuadrin ligjor dhe rregullator në Shqipëri
Komisioni Evropian, në Progres Raportin për Shqipërinë ka vlerësuar përparimin e bërë me përafrimin ligjor e rregullator me acquis të BE-së dhe praktikat......