Dollari stabilizohet në sesionin e sotëm - Inflacioni i lartë në SHBA do të detyrojë FED të rrisë interesat

Dollari amerikan po shfaqet i qëndrueshëm në sesionin e fundit të kësaj jave, pas një ditë të paqëndrueshme të enjten. Të dhënat mbi inflacionin në SHBA, që rezultuan mbi parashikimet e analistëve, sugjerojnë se Rezerva Federale do të rrisë sërish normat e interesit në takimin e këtij muaji. Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan po qëndron në mbi 112 dhe ka humbur rreth 0.5% të vlerës.
Në sesionin e kaluar, indekset kryesore në Wall Street bënë një ringritje dramatike, ndërsa në fillim të tregtisë u karakterizuan nga një shitje masive. Tashmë, fokusi i investitorëve do të jetë te takimi i Rezervës Federale, ndërsa shumica e investitorëve parashikojnë një rritje të normës bazë të interesit me 75 pikë bazë.
Në raport me jenin japonez, dollari amerikan po qëndron në mbi 147, niveli më i lartë në 32 vitet e fundit. Në këtë situatë, autoritetet në Japoni mund të detyrohen të ndërhyjnë në treg, për të stabilizuar monedhën vendase. Muajin e kaluar, Japonia ndërhyri në treg due blerë jen, për herë të parë që nga viti 1998.
Ndërkohë, paundi britanik po tregtohet në mbi 1.13 dollarë dhe është mbështetur nga lajmet se qeveria e re në Britani mund të rishikojë planin e uljes së taksave dhe incentivave për investime. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 19,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1320 dollarë.
SCAN
Sondazh

Tregjet globale, në rritje drastike - Mbështeten nga lajmet se qeveria britanike do të rishikojë uljen e taksave
Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e fundit të kësaj jave, dhe po mbështeten nga spekulimet se qeveria britanike mund ta rishikojë planin e......

Nafta, pranë 94 dollarë për fuçi - SHBA, presion Arabisë Saudite për të mos ulur prodhimin
Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve gjatë tregtisë aziatike dhe amerikane. Të dhënat e publikuara në......

Putin tundon Turqinë, kërkon ta bëjë atë qendrën e re të gazit të Europës!
Presidenti rus Vladimir Putin ripërsëriti propozimin e tij për ta kthyer Turqinë në një qendër gazi për Europën pasi dërgesat në Gjermani përmes gazsjellësit......

Businesses will face limits on cash balances due to obligations with money in the bank– Exchange agencies will not be allowed to have more than 17 thousand dollars in cash
Beginning in 2023, companies will no longer keep turnovers in the cash register and pour them into banks as they wish. In the draft fiscal package for next......

Si është mbyllur kjo javë për valutat e huaja?!
Dollari amerikan është blerë sot me 119.2 lekë dhe është shitur me 120.4 lekë duke e mbyllur këtë javë relativisht i qëndrueshëm pa shënuar luhatje të ndjeshme......

"Corruption remains a serious concern"—What progress has Albania made according to the European Commission report?!
The European Commission's document on Albania's progress highlights once again the same level of corruption. This document comes as a detailed analysis of our......

Shndërrimi i ujit të oqeanit në ujë të pijshëm mes thatësirës më të keqe në 1200 vjet – Pritet të miratohet impianti i shkripëzimit prej 140 milionë dollarë!
Një impiant shkripëzimi prej 140 milionë dollarësh pritet të miratohet nga rregullatorët e Kalifornisë të enjten, pasi shteti amerikan po lufton se si të......

“Korrupsioni mbetet shqetësim serioz” - Progres Raporti i Komisionit Europian, ku qëndron Shqipëria?!
Dokumenti i Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë nxjerr në pah edhe një herë vijimin në të njëjtin nivel të korrupsionit. Ky dokument, një radiografi......