Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2022, 14:00

Enti Kombëtar i Banesave, “kampion” me shkeljet financiare - Auditet e brendshme: 21 institucione “perfekte” pa asnjë parregullsi, 81 dëm nën 100 mijë lekë

Nga SCAN TV
Enti Kombëtar i Banesave, “kampion” me shkeljet financiare -

Auditi i Brendshëm i Entit Kombëtar të banesave me shumë gjasa duhet të ketë vendosur rekord sa i përket shkeljeve të evidentuara nga punjoënjësit e këtij institucioni. Audituesit e këtij institucioni kanë raportuar në total 631 gjetje.

E dhëna vjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili ka audituar këtë verë Drejtorinë e Përgjithshme të Harmonizimit të Kontrollit të Brendshëm Financiar dhe Publik, Ministria e Financave dhe Ekonomisë. Kjo drejtori ka nën kontroll 133 njësitë e auditimit në gjithë vendin me një total prej 428 audituesish.

KLSH ka zbardhur në mënyrë të detajuar gjetjet e secilës njësi auditimi në raportin përfunditmar, ku bie në sy se 21 instutucione rezultojnë me zero shkelje. Në këtë listë gjendet institucione shumë të rëndësishme, si Ministria e Turzimit dhe Mjedisit, Universiteti i Mjekësisë, Bashkitë Divjakë, Kuccovë, Lezhë, disa spitale rajonalë, apo institucione të tjera ku perceptimi për shkelje financiare është shumë i lartë.

Numri total i gjetjeve në nivel sistemi nga njësitë e audtitimit në gjithë vendin rezulton 7660. Në raport rezultojnë 8 institucione me mbi 200 gjetje, madje Enti Kombëtar i Banesave me 631 gjetje në total, ku vlera e shkeljeve të kontatuara rezulton 1,918,000 lekë.

Në lidhje me vlerën e dëmit të konstatuar nga NJAB-të në nivel sistemi rezulton se 81 NJAB kanë konstatuar vlerë dëmi më të vogël se 100,000 lekë.

Lorenc Rabeta / SCAN

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat