Bota Postuar më 14 Tetor 2022, 14:01

Kreu i FMN, kundër mini-buxhetit britanik / Georgieva: Politika fiskale nuk duhet të dëmtojë politikën monetare

Nga SCAN TV
Kreu i FMN, kundër mini-buxhetit britanik / Georgieva: Politika fiskale nuk

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, u shpreh kritike me Britaninë për shkurtimet e planifikuara të taksave, duke i deklaruar ministrit të Financave dhe shefit të Bankës Qendrore se, politikat e tyre nuk duhet të jenë kontradiktore.

Komentet e saj gjatë takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore në Uashington theksuan shqetësimet rreth trazirave të tregut financiar të shkaktuar nga "mini-buxheti" i propozuar i Britanisë për rritjen e shpenzimeve dhe uljet e taksave që po kërcënonin të anashkalonin sfidat më të mëdha ekonomike, si lufta kundër inflacionit dhe pasojat e luftës në Ukrainë.

Georgieva tha në një konferencë për mediat se diskutoi me ministrin britanik të Financave, Këasi Këarteng dhe guvernatorin e Bankës së Anglisë, Andreë Bailey, nevojën për "koherencë të politikave dhe komunikim të qartë. Kështu, që në këtë mjedis të trazuar nuk do të kishte arsye për më shumë shqetësime."

“Mesazhi ynë për të gjithë, jo vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, në këtë kohë, është se politika fiskale nuk duhet të dëmtojë politikën monetare sepse, nëse e bën, detyra e politikës monetare vetëm sa bëhet më e vështirë dhe përkthehet në domosdoshmërinë e rritjes së mëtejshme të normave të interesit dhe shtrëngim të kushteve financiare. "Pra, mos e zgjasni më shumë dhimbjen”, tha Georgieva.

Sipas shefes së FMN-së, çdo rikalibrim i politikave duhet të udhëhiqet nga prova. Dhe pikërisht tani, provat tregojnë nevojën që qeveritë të vazhdojnë luftën e tyre kundër inflacionit, edhe pse duke e bërë këtë rrit rrezikun e një recesioni global. Georgieva shtoi se mundësia e një recesioni global ishte tani rreth 25%, duke përmendur parashikimet në ulje të FMN-së të shkaktuara nga shtimi i presioneve inflacioniste, rritja e normave të interest, e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve të nxitura nga lufta.

Komentet e saj erdhën pasi të dhënat e reja në SHBA treguan se inflacioni i çmimeve të konsumit në shtator u rrit më shumë nga sa pritej me 0.4%, duke prekur një normë vjetore prej 8.2% dhe përforcuar pritshmëritë që Rezerva Federale do të rriste normat e interesit me tre të katërtat pikë përqindjeje muajin e ardhshëm.

Georgieva tha se FMN-ja po u kërkon ende bankave qendrore të vazhdojnë shtrëngimin e politikës monetare, "sepse rreziku i ankorimit të pritjeve inflacioniste është bërë më i dukshëm."

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat