Apartamentet, në rritje oferta, kërkesa e kostot, çmimet nuk ndalen - Banka e Shqipërisë: Për një vit çmimet në Tiranë u ngritën 39%, pitshmëri të njëjta në vijim

Në analizën që i bën tregut të pasurive të paluajtëshme për gjysmën e parë të këtij viti, Banka e Shqipërisë konkludon se janë rritur të tre komponëntët bazë të tij, oferta, kërkesa dhe kostot e ndërtimit, çka parashikohet të sjellë rritje të mëtejshme të çmimeve.
Mbi bazën e të dhënave të vrojtimit për gjendjen e tregut të pasurive të paluajtshme dhe ecurinë e çmimit të banesave, të dhënave të raportuara nga bankat dhe të dhënave të tjera administrative, Banka e Shqipërisë vlerëson që gjatë periudhës, kërkesa, oferta dhe kostot e ndërtimit në tregun e pasurive të paluajtshme janë rritur dukshëm.
Rritja e kërkesës dëshmohet nga rritja e vëllimit të shitjeve, rënia e numrit të pronave të pashitura dhe rritja e kredisë për blerje banese. Rritja e ofertës lidhet me rritjen e qëndrueshme të numrit të lejeve të ndërtimit, e shoqëruar këtë herë edhe me rritjen e dukshme të kostove të ndërtimit.
Ecuria e këtyre të fundit, sipas bankës së Shqipërisë ka reflektuar rritjen e fortë në shpenzimet për energji, materiale ndërtimi dhe makineri. Paralelisht, kjo është shoqëruar me rritjen e tepricës së kredisë për ndërtim nga ana e sektorit bankar. Stoku i kredisë për blerje pasurish të paluajtshme nga sektori i individëve shënoi rreth 140 miliardë lekë në fund të periudhës, duke u rritur me 8% dhe 16% kundrejt nivelit të regjistruar gjashtë muaj dhe një vit më parë.
Këto zhvillime kanë rezultuar në një rritje të ndjeshme të indeksit Fischer të çmimit të banesave ne rang vendi, në terma gjashtëmujorë dhe vjetorë, me përkatësisht 28.4% dhe 39%. Kjo ecuri e indeksit është përcaktuar nga rritja e çmimit mesatar të banesave në Tiranë, ndonëse çmimet janë rritur edhe në zonat e tjera të vendit.
“Pavarësisht një qëndrimi më neutral për ecurinë e tregut të banesave në periudhën afatshkurtër, agjentët e tregut mbeten optimistë për ecurinë e tij në një periudhë më afatgjatë” thekson në analizën e saj Banka e Shqipërisë.
Lorenc Rabeta / SCAN
Sondazh

Enti Kombëtar i Banesave, “kampion” me shkeljet financiare - Auditet e brendshme: 21 institucione “perfekte” pa asnjë parregullsi, 81 dëm nën 100 mijë lekë
Auditi i Brendshëm i Entit Kombëtar të banesave me shumë gjasa duhet të ketë vendosur rekord sa i përket shkeljeve të evidentuara nga punjoënjësit e këtij......

Inflacioni, sfida për stabilitetin makroekonomik” - Sejko: Zbutja dhe kthimi i tij në objektiv, në fokus të punës së Bankës së Shqipërisë
Gjatë mbledhjeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë në një takim mjaft të......

Kreu i FMN, kundër mini-buxhetit britanik / Georgieva: Politika fiskale nuk duhet të dëmtojë politikën monetare
Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, u shpreh kritike me Britaninë për shkurtimet e planifikuara të taksave, duke i......

Panairi i turizmit, pikë takimi për partneritete - “Synohet konsolidim i tregut dhe eksplorim i potencialit turistik në vend”
Mbi 60 biznese turistike dhe 50 blerës potencial nga Evropa dhe bota janë bërë pjesë e panairit të turizmit “Tourism & Travel Show Albania 2022”, i cili do të......

1 miliard lekë për asfaltimin e rrugëve të Tiranës - Bashkia hap tenderin për njësitë administrative 1-11, lagjet 12 dhe 14
Nisur nga kërkesat e Njësive Administrative, nga ankesat e qytetareve si dhe nga inspektimet e Drejtorise se Planifikimit te Puneve Publike, jane evidentuar......

424 milionë euro për Rumaninë dhe 218 milionë euro për Kroacinë – Be miraton grantet për investime në rrjetet e transmetimit të energjisë së dy vendeve
Bashkimi Evropian është në garë për të arritur neutralitetin e karbonit deri në mesin e shekullit dhe për të integruar tregun e tij të energjisë. Zhvillimi i......

Gjermania nuk mund të grumbullojë më gaz natyror –Pse ky mund të jetë një lajm i mirë për çmimet globale të energjisë?!
Ekonomia më e madhe e Europës e ndërtoi sigurinë e saj energjetike rreth importeve të lira dhe të bollshme të gazit natyror nga Rusia, një bast i humbur pas......

Meta ka ‘djegur’ 15 miliardë dollarë duke u përpjekur të ndërtojë metaverse – Askush nuk thotë saktësisht se ku shkuan paratë
Meta ka shpenzuar më shumë se 15 miliardë dollarë në sipërmarrjen e saj metaverse të Reality Labs që nga fillimi i vitit të kaluar, por deri më tani, kompania......