Shqipëria Postuar më 14 Tetor 2022, 14:03

Guroret, shqetësim për mjedisin dhe taksat - Haxhiraj: Bashkitë, të kenë më shumë rol. Gjoba për subjektet dhe institucionet ligjzbatuese

Nga SCAN TV
Guroret, shqetësim për mjedisin dhe taksat - Haxhiraj: Bashkitë,

Guroret përbëjnë një aktivitet minerar shqetësues për mjedisin për shkak të ndryshimit të theksuar të relievit, por edhe erzoionit, ndotjes së ujit dhe ajrit”. Sipas raportit mbi zbatimin e detyrimeve mjedisore të guroreve, mosrehabilitimi i mjedisit të dëmtuar mbetet një nga problemet më të mëdha, pavarësisht detyrimeve ligjore.

Ndërkohë që, sipas autorit të raportit Endri Haxhiraj bashkitë janë pak të përfshira në process, ndonëse aktiviteti minerar ushtrohet Brenda terriotit të tyre.

Sipas Haxhirajt, nevojitet vendosja e masave administrative për subjeket që shkelin legjislacionin në fuqi në drejtim të detyrimeve mjedisore.

Po ashtu, sipas tij edhe institucionet shtetërore përgjegjëse për zbatimin e ligjit duhet të gjobiten.

Raporti përmban edhe një sërë rekomandimesh për përmirësimin e situatës, teksa kreu i Komisionit të Veprmatrive Prodhuese, Arben Pëllumbi konsideroi me rëndësi edukimin e banorëve të zoanve ku zhvillohen këto aktivitete, duke qenë se shpesh herë ka kundërshtime të shumta prej tyre.

Ola Mitre / SCAN

 

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat