Pandemia, ndihma shtetërore preku fundin - Shifra më e ulët nga 2017-ta, 225 milionë dollarë më pak se 2020-ta

Ndihma shtetërore e dhënë nga qeveria për sektorë të veçantë, kategoritë në nevojë apo sipërmarrjet ka pasur luhatje drastike, ku gjatë vitit që lamë pas ka rënë në nivelin më të ulët të 5 viteve të fundit. Ndërkohë që e kundërta ka ndodhur gjatë 2020-ës, ku niveli i ndihmës shtetërore dhe për shkak të nisjes së pandemisë dhe masave të marra në mbështetje të bizneseve të cilët me urdhër te qeverisë u mbyllën për një periudhë të caktuar për të parandaluar përhapjen e COVID-19 ka qenë rekord.
Konkretisht, sipas raportit vjetor “Për ndihmat shtetërore të vitit 2021”, vihet re se pavarësisht se pandemia vijoi dhe qytetarët e bizneset u përballën me problematika të shumta gjatë vitit që lamë pas, qeveria është treguar dorështrënguar sa i takon mbështetjes së dhënë duke i lënë qytetarët dhe bizneset “zbuluar”. Përfitues i ndihmës shtetërore është çdo ndërmarrje ose individ që, nëpërmjet akteve dhe masave të ndërmarra nga shteti, siguron përfitime financiare dhe ndihmat shtetërore jepen kryesisht duke përdorur subvencione dhe grante; Përjashtim nga taksat, shtyrje taksash, ulje e shkallës së tatimit ose zbritje e kontributit në sigurimet shoqërore; si dhe garancitë shtetërore .
Por si ka rezultuar viti që lamë pas? Nga të dhënat vihet re e ndihma e dhënë nga shteti gjatë 2021-shit ka qenë vetëm 4.6 miliardë lekë, me një rënie prej rreth 26 mld lekësh apo 225 milionë dollarë, krahasimisht me 2020-ën. Shkalla e ndihmës shtetërore ndaj PBB-së u ul nga 1.87 % më 2020-n, në 0.25 % në vitin 2021.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=YxguQCNAGlQ
Sondazh

Rriten ankesat për garat tenderuese - Në 5 muaj 292 subjekte “shkojnë” në KPP, mbi 56% kontestojnë vlerësimin e ofertave
Hartimi i kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo kontestimet në vlerësimin e ofertave kanë detyruar 292 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit......

Qytetet ku do rishikohen tarifa e ujit - Reforma/Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri, aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve
Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri ujësjellësish do të pasohet me rishikimin e tarifave të ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotur. 2 javë pas......

Raportet shëndetësore online, “e pësojnë” mjekët e familjes - Penalitete nga 5 mijë lekë për diagnozë të gabuar, deri 5 paga minimale për rastet korruptive
Ndërsa procedura e lëshimit të raporteve mjekësore tashmë është bërë elektronike në gjithë vendin, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar gjoba të kripura për......

Baza ushtarake e NATO-s në Portin e Durrësit - Rama pritet të takohet Stoltenberg në Bruksel
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel këtë javë, për të diskutuar rreth bazë detare të kësaj aleance në......

Gati njohja e pensioneve me Italinë - Përfitim në të dyja shtetet për çdo vit kontributiv për 550 mijë qytetarë
Më në fund duket se është ndezur drita jeshile për njohjen e pensioneve të mijëra qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali si dhe për ata që janë......

Tregjet e aksioneve, nën frikën e inflacionit - Pritet edhe sezoni i fitimeve tremujore të korporatave
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të tjera të dhëna mbi inflacionin, gjatë kësaj jave. Indeksi......

Nafta Brent bie pranë 105 USD - Humbjet kufizohen nga tkurrja e furnizimit dhe nga rënia e infektimeve në Kinë
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara kanë shtuar shenjat për ngadalësimin e ekonomisë globale. Në anën tjetër, tkurrja e......

Dollari e nis javën në rritje - Euro bie sërish pranë 1.01 USD, niveli më i ulët në 20 vite
Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e parë të kësaj jave, duke prekur sërish nivelin më të lartë në mbi 20 vitet e fundit, përballë euros dhe jenit......