Shqipëria Postuar më 11 Korrik 2022, 12:10

Raportet shëndetësore online, “e pësojnë” mjekët e familjes - Penalitete nga 5 mijë lekë për diagnozë të gabuar, deri 5 paga minimale për rastet korruptive

Nga SCAN TV
Raportet shëndetësore online, “e pësojnë”

Ndërsa procedura e lëshimit të raporteve mjekësore tashmë është bërë elektronike në gjithë vendin, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar gjoba të kripura për mjeket e familjes që shkaktojnë dëm për llogari të fondit të sigurimeve shoqërore. Gjobat varoijnë nga 5 mijë lekë për diagnozë të gabuar, deri në 5 paga minimale për raporte që shkaktojnë dëme të konsiderueshme financiare.

Më specifikisht, mosvijimësia në përcaktimin e diagnozës, diagnoza të ndryshme pa u shoqëruar me ekzaminime përkatëse, dënohet me gjobë nga 10.000 lekë; lëshimi i raporteve me prapaveprim në kundërshtim me përcaktimet e kësaj rregulloreje dënohen me gjobë nga 15.000 lekë; lëshimi i raporteve në kundërshtim me kushtet ligjore dënohet me gjobë nga 20.000 lekë; përcaktimi i diagnozave në kundërshtim me “Kriteret klinike orientuese për caktimin e paaftësisë së përkohshme në punë” dënohet me gjobë nga 10,000 lekë; mospërcaktimi i saktë i diagnozës bazuar në ekzaminimet dhe analizat përkatëse, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë;

Përcaktimi i afatit të periudhës së paaftësisë së përkohshme në punë në kundërshtim me kriteret klinike dhe afatet e përcaktuara, dënohet me gjobë nga 5,000 lekë;

Ndërkohë që më të kripura janë gjobat për rastet korruptive.

“Kryerja e veprimeve aktive apo mosveprimeve të kundërligjshme gjatë ushtrimit të veprimtarisë së lëshimit të raporteve mjekësore, apo për shkak të saj, si: falsifikim dokumentesh, korrupsion aktiv/pasiv, shpërdorim detyre etj., pavarësisht dënimit të parashikuar në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë, dënohet me gjobë nga 3 (tre) deri në 5 (pesë) paga minimale në shkallë vendi.”, thekson rregullorja e sapomiratuar.

Lorenc Rabeta / SCAN

https://www.youtube.com/watch?v=UgXmJUW08z0

 

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat