Gati njohja e pensioneve me Italinë - Përfitim në të dyja shtetet për çdo vit kontributiv për 550 mijë qytetarë

Më në fund duket se është ndezur drita jeshile për njohjen e pensioneve të mijëra qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali si dhe për ata që janë rikthyer. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka nisur negociatat me palën italiane për t’i dhënë zgjidhje një problematike shqetësuese ndër vite për emigrantët shqiptarë. Në një intervistë për SCAN, Kreu i ISSH, Astrit Hado, thekson se së shpejti do të dilet në një marrëveshje për njohjen e periudhave kontributive në secilin vend.
Sipas Hados në total pritet të përfitojnë rreth 550 mijë qytetarë të cilët do të marrin pensioni në të dyja shtetet për vitet përkatëse që kanë kontibuuar.
Pas njohjes së pensioneve me Italinë, sfida e radhës e Institutit të Sigurimeve Shoqërore do të përqendrohet në Greqi, ku sërish numri i emigrantëve është shumë i lartë.
Elisabeta Dosku / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=W-mXHPVXUXQ
Sondazh

Tregjet e aksioneve, nën frikën e inflacionit - Pritet edhe sezoni i fitimeve tremujore të korporatave
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të tjera të dhëna mbi inflacionin, gjatë kësaj jave. Indeksi......

Nafta Brent bie pranë 105 USD - Humbjet kufizohen nga tkurrja e furnizimit dhe nga rënia e infektimeve në Kinë
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara kanë shtuar shenjat për ngadalësimin e ekonomisë globale. Në anën tjetër, tkurrja e......

Dollari e nis javën në rritje - Euro bie sërish pranë 1.01 USD, niveli më i ulët në 20 vite
Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e parë të kësaj jave, duke prekur sërish nivelin më të lartë në mbi 20 vitet e fundit, përballë euros dhe jenit......

Çmimet evropiane të energjisë rriten ndërsa pesimizmi i furnizimit me gaz dimëror rritet - Çmimet në Francë shkojnë deri në 1000 euro për MWh
Shqetësimet për sigurinë energjetike të ekonomisë së Evropës janë bërë kronike. Uniper e Gjermanisë dhe EDF e Francës janë në prag të falimentimit dhe......

Me një shpejtësi të lartë dhe karikim të shpejtë – Makina elektrike inteligjente debuton në Kinë
Makina e parë inteligjente e nivelit të lartë për rrugët urbane debutoi në Konferencën Ndërkombëtare të Automjeteve të Lidhura Inteligjente të Kinës (ICV) 2022......

Rusia gati të bisedojë për grurin ukrainas - Moska do të negociojë me Ankaranë dhe Kievin
Rusia shprehet e gatshme për të biseduar me Ankaranë dhe Kievin për zhbllokimin e grurit ukrainas. Ministri i jashtëm rus Lavrov u shpreh se vendet perëndimore......

Cili vend europian ka më shumë bunkerë dhe vendstrehime në rastin e një sulmi bërthamor?!
Zvicra do të ishte vendi më i sigurt në rast të një sulmi bërthamor. Në fakt, edhe nëse nuk ka bërë kurrë një luftë (të paktën në shekullin XX-XXI),......

Studimi/ Inteligjenca artificiale është më e mirë në shpërndarjen e pasurisë sesa njerëzit!
Inteligjenca artificiale (AI) mund të zhvillojë metoda të shpërndarjes së pasurisë më të njohura sesa sistemet e projektuara nga njeriu, sipas një studimi të......