Nafta Brent bie pranë 105 USD - Humbjet kufizohen nga tkurrja e furnizimit dhe nga rënia e infektimeve në Kinë

Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara kanë shtuar shenjat për ngadalësimin e ekonomisë globale. Në anën tjetër, tkurrja e furnizimit të tregut dhe heqja e kufizimeve të Covid-19 në Kinë po limitojnë humbjet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 105 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 103 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat publikuan humbje, gjatë javës së kaluar, pasi tregu po dominohet nga shqetësimet se rritja e interesave nga bankat qëndrore për të “ftohur” inflacionin, mund të shkaktojë një recesion global. Të dhënat më të fundit mbi rastet me Covid-19 në Kinë treguan një rënie të ndjeshme të infektimeve të reja, por shqetësimet janë prezente sepse në Shanghai është zbuluar një nënvariant i ri i Omicron.
Përsa i përket furnizimit të tregut, investitorët janë të kujdesshëm për shkak të planeve të perëndimit për të vendosur një tavan mbi çmimin e naftës ruse, me presidentin Vladimir Putin që paralajmëroi se sanksione të tjera mund të kenë pasoja katastrofike për tregjet globale të energjisë.
SCAN
Sondazh

Dollari e nis javën në rritje - Euro bie sërish pranë 1.01 USD, niveli më i ulët në 20 vite
Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e parë të kësaj jave, duke prekur sërish nivelin më të lartë në mbi 20 vitet e fundit, përballë euros dhe jenit......

Çmimet evropiane të energjisë rriten ndërsa pesimizmi i furnizimit me gaz dimëror rritet - Çmimet në Francë shkojnë deri në 1000 euro për MWh
Shqetësimet për sigurinë energjetike të ekonomisë së Evropës janë bërë kronike. Uniper e Gjermanisë dhe EDF e Francës janë në prag të falimentimit dhe......

Me një shpejtësi të lartë dhe karikim të shpejtë – Makina elektrike inteligjente debuton në Kinë
Makina e parë inteligjente e nivelit të lartë për rrugët urbane debutoi në Konferencën Ndërkombëtare të Automjeteve të Lidhura Inteligjente të Kinës (ICV) 2022......

Rusia gati të bisedojë për grurin ukrainas - Moska do të negociojë me Ankaranë dhe Kievin
Rusia shprehet e gatshme për të biseduar me Ankaranë dhe Kievin për zhbllokimin e grurit ukrainas. Ministri i jashtëm rus Lavrov u shpreh se vendet perëndimore......

Cili vend europian ka më shumë bunkerë dhe vendstrehime në rastin e një sulmi bërthamor?!
Zvicra do të ishte vendi më i sigurt në rast të një sulmi bërthamor. Në fakt, edhe nëse nuk ka bërë kurrë një luftë (të paktën në shekullin XX-XXI),......

Studimi/ Inteligjenca artificiale është më e mirë në shpërndarjen e pasurisë sesa njerëzit!
Inteligjenca artificiale (AI) mund të zhvillojë metoda të shpërndarjes së pasurisë më të njohura sesa sistemet e projektuara nga njeriu, sipas një studimi të......

Pse marrëveshja e Elon Musk për të blerë Twitter është nën kërcënim?!
Edicioni perëndimor i Washington Post publikoi materiale bazuar në të dhënat nga burimet e saja rreth marrëveshjes mes Elon Musk dhe Twitter. Tre burime......

Arkeologët zbulojnë një zonë ndërtimi mijëvjeçare në veriperëndim të Kinës!
Arkeologët kanë zbuluar tre pjesë të një pllake gjysmë rrethore që daton nga kultura e fundit Yangshao në kryeqytetin e Kinës veriperëndimore, Shaanxi,......