Bota Postuar më 11 Korrik 2022, 11:01

Dollari e nis javën në rritje - Euro bie sërish pranë 1.01 USD, niveli më i ulët në 20 vite

Nga SCAN TV
Dollari e nis javën në rritje - Euro bie sërish pranë 1.01

Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e parë të kësaj jave, duke prekur sërish nivelin më të lartë në mbi 20 vitet e fundit, përballë euros dhe jenit japonez . Shenjat për ngadalësimin e ekonomisë globale kanë bërë që investitorët të preferojnë monedhën e gjelbër, që cilësohet si një aset i sigurtë. Në këtë mënyrë, indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë gjashtë monedhave kryesore ndërkombëtare, po tregtohet në rreth 107.3.

Analistët shprehen se dollari do të vijojë të jetë i fortë derisa të zbehen rreziqet anembanë botës, që kanë të bëjnë me inflacionin e lartë. Të dhënat mbi Indeksin e Çmimeve Konsumatore, që do të publikohen më vonë gjatë kësaj jave në SHBA do të japin një panoramë më të qartë nëse Rezerva Federale do të rrisë normën bazë të interesit, me 50 pikë apo me 75 pikë bazë në takimin e këtij muaji. Ndërkohë, monedha europiane po gjendet nën presion edhe nga shqetësimet që kanë të bëjnë me sigurinë energjetike në kontinent, pasi gazsjellësi më i madh që transporton gaz nga Rusia drejt Gjermanisë ka filluar mirëmbajtjen vjetore dhe furnizimi pritet të ndërpritet për rreth 10 ditë.

Por, qeveritë, tregjet dhe kompanitë frikësohen se mbyllja mund të zgjasë edhe më shumë, për shkak të luftës në Ukrainë. Investitorët po presin edhe të dhënat mbi Prodhimin e Mbrendshëm Bruto në Mbretërinë e Bashkuar, që do të publikohet të mërkurën.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat