Bota Postuar më 11 Korrik 2022, 11:05

Tregjet e aksioneve, nën frikën e inflacionit - Pritet edhe sezoni i fitimeve tremujore të korporatave

Nga SCAN TV
Tregjet e aksioneve, nën frikën e inflacionit - Pritet edhe sezoni i

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të tjera të dhëna mbi inflacionin, gjatë kësaj jave. Indeksi pan-Europian STOXX 600 është hapur në rënie të lehtë me 0.4%.

Të premten, ndërkohë, tregjet e aksioneve u rritën ndjeshëm për shkak të të dhënave pozitive mbi punësimin në SHBA, që rezultuan mbi parashikimet e analistëve. Raporti, që ishte pozitiv për ekonominë, mund ta inkurajojë Rezervën Federale të vijojë me politikën monetare agresive, për të luftuar inflacionin e lartë.

Gjithashtu, investitorët do të jenë në pritje edhe të sezonit të fitimeve tremujore të korporatave, që nis më vonë gjatë kësaj jave, por edhe të situatës politike në Mbretërinë e Bashkuar. Boris Johnson deklaroi se do të qëndrojë në postin e kryeministrit derisa të gjendet pasuesi i tij. Gjatë ditës së sotme nuk priten të dhëna të rëndësishme, por fokusi do të jetë në ditët në vijim.

SCAN

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat