Qytetet ku do rishikohen tarifa e ujit - Reforma/Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri, aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve

Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri ujësjellësish do të pasohet me rishikimin e tarifave të ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotur. 2 javë pas nënshkrimit të marrëveshjeve për krijimin e Subjekteve me Kompetenca të Përbashkëta, TV SCAN zbardh disa nga pjesët e relacionit, që shoqëroi vendimin e qeverisë për riorganizimin e sektorit, ku ndër të tjera theksohet se 1 nga objektivët kryesorë të reformës është pikërisht harmonizimi gradual i tarifave në zonën e shërbimit sipas ndarjeve territoriale të bashkive.
Referuar marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani, ujësjellësi i Durrësit, tashmë përfshin edhe Shijakun, Krujën, Kavajën dhe Rrogozhinën; ujësjellësi i Korçës, ka në përbërje edhe Devollin, Ersekën, Maliqin dhe Pustecin, ndërsa Ujësjellësi i Pogradecit është bashkuar me Prrenjasin. Aktualisht, në secilin prej këtyre qyteteve aplikohen tarifa të ndryshme për ujin e pijshëm dhe largimin e ujërave të ndotur. Ndërkohë që, me krijimin e Ujësjellësve të bashkuar, shoqëritë e reja do të duhet të aplikojnë pranë Entit Rregullator të Ujit për tarifa të reja, teksa në fillim të vitit ky dikaster miratoi edhe metodologjinë e re të përllogaritjes të tyre nën metodën “çmimi tavan”, që parashikon që nga pagesat e ujit, të mbulohen jo vetëm nevojat për të ardhura të shoqërisë, për mbulimin e kostove të operimit, por edhe mbulimin e kostove të investimeve që kryhen nga ujësjellësit. Ndërkaq, paralelisht me ndryshimin e tarifave, një tjetër objektiv i reformës së ujit është edhe hartimi i programit për administrimin e borxheve, ku ndër të tjera përfshihet administrimi eficent i borxhit përmes marrëveshjeve të shlyerjes të dakordësuar me konsumatorët debitorë.
Një skemë e ngjashme u ndoq edhe në reformën e energjisë elektrike, ku klientët debitorë nënshkruan aktmarrëveshje me OSHEE-në për likujdimin me këste të faturave të papaguara. Riorganizimi i sektorit të ujësjellës-kanalizimeve parashikon krijim e 15 Subjekte me Kompetenca të Përbashkëta, nga 58 kompani që janë aktualisht, teksa Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të zotërojë 51% të aksioneve. Gjithsesi, për krijimin e tyre nevojitet dakordësia e të gjitha bashkive, duke qenë se do të duhet të heqin dorë nga aksionet që zotërojnë aktualisht.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=wBTj9mem0Qo
Sondazh

Raportet shëndetësore online, “e pësojnë” mjekët e familjes - Penalitete nga 5 mijë lekë për diagnozë të gabuar, deri 5 paga minimale për rastet korruptive
Ndërsa procedura e lëshimit të raporteve mjekësore tashmë është bërë elektronike në gjithë vendin, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar gjoba të kripura për......

Baza ushtarake e NATO-s në Portin e Durrësit - Rama pritet të takohet Stoltenberg në Bruksel
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel këtë javë, për të diskutuar rreth bazë detare të kësaj aleance në......

Gati njohja e pensioneve me Italinë - Përfitim në të dyja shtetet për çdo vit kontributiv për 550 mijë qytetarë
Më në fund duket se është ndezur drita jeshile për njohjen e pensioneve të mijëra qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali si dhe për ata që janë......

Tregjet e aksioneve, nën frikën e inflacionit - Pritet edhe sezoni i fitimeve tremujore të korporatave
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të tjera të dhëna mbi inflacionin, gjatë kësaj jave. Indeksi......

Nafta Brent bie pranë 105 USD - Humbjet kufizohen nga tkurrja e furnizimit dhe nga rënia e infektimeve në Kinë
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara kanë shtuar shenjat për ngadalësimin e ekonomisë globale. Në anën tjetër, tkurrja e......

Dollari e nis javën në rritje - Euro bie sërish pranë 1.01 USD, niveli më i ulët në 20 vite
Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e parë të kësaj jave, duke prekur sërish nivelin më të lartë në mbi 20 vitet e fundit, përballë euros dhe jenit......

Çmimet evropiane të energjisë rriten ndërsa pesimizmi i furnizimit me gaz dimëror rritet - Çmimet në Francë shkojnë deri në 1000 euro për MWh
Shqetësimet për sigurinë energjetike të ekonomisë së Evropës janë bërë kronike. Uniper e Gjermanisë dhe EDF e Francës janë në prag të falimentimit dhe......

Me një shpejtësi të lartë dhe karikim të shpejtë – Makina elektrike inteligjente debuton në Kinë
Makina e parë inteligjente e nivelit të lartë për rrugët urbane debutoi në Konferencën Ndërkombëtare të Automjeteve të Lidhura Inteligjente të Kinës (ICV) 2022......