Rriten ankesat për garat tenderuese - Në 5 muaj 292 subjekte “shkojnë” në KPP, mbi 56% kontestojnë vlerësimin e ofertave

Hartimi i kritereve dhe dokumenteve të tenderit apo kontestimet në vlerësimin e ofertave kanë detyruar 292 subjekte të ankohen pranë Komisionit të Prokurimit Publik. Të dhënat i përkasin 5-mujorit të parë të këtij vitit, ndërkohë që referuar vendimmarrjeve të KPP-së, rezulton se rreth 50% e tyre janë pranuar.
Kjo do të thotë se, ky dikaster i ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vendosjes së kritereve për të marrë pjesë apo për t’u kualifikuar në një tender për punë, mallra apo shërbime, duke rrëzuar institucionet shtetërore, që shpesh herë janë kritikuar për vendosjen e kritereve selektive, me qëllim shpalljen fitues të operatorëve të paracaktuar. Ndërkaq, nuk mungojnë as rastet kur Komisioni i Prokurimit Publik iu ka dhënë të drejtë operatorëve ekonomikë, në drejtim të vlerësimit të ofertave, duke pranuar ankesat e tyre.
Kjo problematikë u evidentua edhe gjatë vitit 2021, ku sipas KPP-së institucionet shtetërore shpallën fitues në tenderë kompani me oferta ekonomike më të larta, duke rrezikuar që nga buxheti i shtetit të paguheshin miliona lekë më tepër për të njëjtën punë, mall apo shërbim. Vitin e kaluar, numri i ankesave të kryera për fazën e vlerësimit të ofertave përbënte mbi 60% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër ishin ankesa për kundërshtime mbi dokumentet e tenderit.
Ky trend duket se është i njëjtë edhe për periudhën janar - maj të këtij viti, duke qenë se mbi 56% e ankesave janë bërë pikërisht për të kundërshtuar vendimet e komisioneve vlerësuese. Më konkretisht, përgjatë 5-mujorit të parë të këtij viti janë depozituar 127 ankesa për dokumentet standard të tenderit dhe 165 ankesa për vlerësimin e ofertave.
Ola Mitre / SCAN
https://www.youtube.com/watch?v=X5xupaX9qIc
Sondazh

Qytetet ku do rishikohen tarifa e ujit - Reforma/Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri, aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve
Bashkimi i 12 bashkive në 3 shoqëri ujësjellësish do të pasohet me rishikimin e tarifave të ujit të pijshëm dhe largimit të ujërave të ndotur. 2 javë pas......

Raportet shëndetësore online, “e pësojnë” mjekët e familjes - Penalitete nga 5 mijë lekë për diagnozë të gabuar, deri 5 paga minimale për rastet korruptive
Ndërsa procedura e lëshimit të raporteve mjekësore tashmë është bërë elektronike në gjithë vendin, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar gjoba të kripura për......

Baza ushtarake e NATO-s në Portin e Durrësit - Rama pritet të takohet Stoltenberg në Bruksel
Kryeministri shqiptar Edi Rama do të takohet me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel këtë javë, për të diskutuar rreth bazë detare të kësaj aleance në......

Gati njohja e pensioneve me Italinë - Përfitim në të dyja shtetet për çdo vit kontributiv për 550 mijë qytetarë
Më në fund duket se është ndezur drita jeshile për njohjen e pensioneve të mijëra qytetarëve shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Itali si dhe për ata që janë......

Tregjet e aksioneve, nën frikën e inflacionit - Pritet edhe sezoni i fitimeve tremujore të korporatave
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët po presin të tjera të dhëna mbi inflacionin, gjatë kësaj jave. Indeksi......

Nafta Brent bie pranë 105 USD - Humbjet kufizohen nga tkurrja e furnizimit dhe nga rënia e infektimeve në Kinë
Nafta po qëndron në rënie në sesionin e sotëm, pasi të dhënat e publikuara kanë shtuar shenjat për ngadalësimin e ekonomisë globale. Në anën tjetër, tkurrja e......

Dollari e nis javën në rritje - Euro bie sërish pranë 1.01 USD, niveli më i ulët në 20 vite
Dollari amerikan është forcuar edhe në sesionin e parë të kësaj jave, duke prekur sërish nivelin më të lartë në mbi 20 vitet e fundit, përballë euros dhe jenit......

Çmimet evropiane të energjisë rriten ndërsa pesimizmi i furnizimit me gaz dimëror rritet - Çmimet në Francë shkojnë deri në 1000 euro për MWh
Shqetësimet për sigurinë energjetike të ekonomisë së Evropës janë bërë kronike. Uniper e Gjermanisë dhe EDF e Francës janë në prag të falimentimit dhe......