Reforma kadastrale, “kyç” për investimet e huaja - Reduktohen kostot e transaksioneve dhe nxit interesin e investitorëve

Reforma që synon rritjen e transparencës dhe eficiencës së shërbimeve kadastrale, vlerësohet si një ndër më kryesoret për përmirësimin e klimës së biznesit në Shqipëri dhe tërheqjes së investimeve të huaja direkte. Dhe po ashtu ka qenë një kërkesë e vazhdueshme e dhomave të biznesit në Shqipëri.
Në programin e reformave ekonomike 2026-2028 të hedhur për konsultim publik, qeveria e konsideron këtë reformë si thelbësore për garantimin e të drejtave të pronës, një nga parakushtet më të rëndësishme për zhvillimin e një tregu funksional dhe konkurrues.
Përmirësimet në sistemin e regjistrimit të pronës nuk kufizohen vetëm në modernizimin teknik dhe dixhitalizimin e të dhënave, por përfshijnë edhe ndryshime strukturore në mënyrën se si dokumentohen, mbrohen dhe transferohen të drejtat e pronës. Një qasje kjo qasje rrit sigurinë juridike dhe ul ndjeshëm pasigurinë për investitorët, veçanërisht ata të huaj.
Reformat kadastrale kanë ndikim të drejtpërdrejtë në disa dimensione të aktivitetit ekonomik. Të drejtat e qarta të pronës dhe procedurat më të shpejta të regjistrimit reduktojnë kostot e transaksioneve në tregun e pasurive të paluajtshme, duke mundësuar një përdorim më efikas të tokës dhe aseteve. Njëkohësisht, ato krijojnë kushte më të favorshme për përdorimin e pronës si kolateral, çka pritet të lehtësojë aksesin në financim, sidomos për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Në kontekstin e tërheqjes së investimeve të huaja direkte, qartësia e pronësisë mbetet një faktor vendimtar për vendimmarrjen e investitorëve afatgjatë. Siguria ligjore mbi tokën dhe asetet redukton rrezikun dhe rrit besimin, duke e pozicionuar Shqipërinë si një destinacion më tërheqës për kapitalin ndërkombëtar.
Reformat kadastrale po shoqërohen edhe me ndryshime më të gjera në kuadrin e investimeve, duke synuar krijimin e një mjedisi biznesi më transparent, të parashikueshëm dhe konkurrues. Nëse zbatohen në mënyrë konsistente, kjo reformë pritet të një ndikim afatgjatë në rritjen ekonomike, zhvillimin e sektorit privat dhe kthimit të Shqipërisë në një destinacion edhe më tërheqës për investitorët e huaj.
Kryeadministratorja e AAPSK: Ripërdorimi social i pasurive të konfiskuara, instrument kundër pabarazive dhe diskriminimit
Kryeadministratorja e Agjencisë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK), Risena Xhaja, mbajti sot fjalën përshëndetëse në......
Dekarbonizimi i sektorit energjetik - Raporti i Komunitetit të Energjisë: Progresi në masën 60%
Komuniteti i Energjisë ka publikuar raportin vjetor të zbatimit për vitin 2025, ku vlerëson progresin e Shqipërisë në procesin e dekarbonizimit të sektorit......
Shqipëria ka 3.8 autobusë për 1,000 banorë/ Vendi kryeson rajonin dhe renditet ndër shtetet me raportin më të lartë në Europë
Transporti publik është një nga faktorët më të rëndësishëm për mbarëvajtjen e qyteteve, sidomos në qytetet e mëdha ku ka një fluks të lartë qytetarësh dhe......
Zvicra, “optimiste” për vitin 2026 - Ulja e tarifave amerikane përmirëson perspektivën ekonomike
Qeveria zvicerane ka përmirësuar parashikimin për rritjen ekonomike në vitin 2026. Kjo vjen pas marrëveshjes me Shtetet e Bashkuara për uljen e tarifave të......
Punësimi në sektorin e energjisë, dyfishi i normës globale - Industria punësoi 76 milionë njerëz vitin e kaluar, me 2.2% rritje
Një raport i ri nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) tregon se në vitin 2024, ritmi i rritjes së punësimit në sektorin e energjisë ishte dy herë më i......
Transformim urban në Radhimë - Investim 102 mln lekë për rrugë, hapësira publike dhe viewpoint-e panoramike
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur hapjen e garës për transformimin urban në hapësira publike kryesore për rigjenerim urban të fshatit Radhimë, Vlorë.......
Sa shpenzojnë shqiptarët jashtë? Çdo dalje nga territori i Shqipërisë na kushtoi rreth 350 euro
Në periudhën Janar-Shtator 2025, çdo dalje e një shtetasi shqiptar jashtë vendit ka kushtuar mesatarisht rreth 352 euro, pothuajse në të njëjtin nivel me 349......
Si ka nisur kjo javë për valutat kryesore?
Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi në raport me javën e kaluar ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 81.7 lekë dhe duke......


