Desktop - General - 1
Analiza Postuar më 15 Dhjetor 2025, 10:49

Shqipëria ka 3.8 autobusë për 1,000 banorë/ Vendi kryeson rajonin dhe renditet ndër shtetet me raportin më të lartë në Europë

Nga Eldiona Serani

Shqipëria ka 3.8 autobusë për 1,000 banorë/ Vendi kryeson

Transporti publik është një nga faktorët më të rëndësishëm për mbarëvajtjen e qyteteve, sidomos në qytetet e mëdha ku ka një fluks të lartë qytetarësh dhe turistësh. Agjencia Europiane e Statistikave ka publikuar raportin mbi numrin e autobusëve për 1 000 banorë në të gjitha shtetet e Europës. Por, si renditet Shqipëria në këtë aspekt?

Të dhënat tregojnë se në Shqipëri ka rreth 3.8 autobusë për 1 000 banorë, duke e renditur vendin tonë ndër shtetet me raportin më të lartë të mjeteve të transportit publik në Europë. Ndërkohë, sipas të dhënave të Eurostat, gjatë vitit 2024 në Shqipëri janë shtuar 432 autobusë të rinj.

Shqipëria renditet e katërta në Europë, pas Gjeorgjisë, e cila ka 14.8 autobusë për 1 000 banorë, si dhe pas Turqisë dhe Luksemburgut, të cilat gjithashtu regjistrojnë një raport të lartë.

Në nivel rajonal, Shqipëria kryeson për nga numri i autobusëve për frymë. Pas saj renditet Mali i Zi me 2.4 autobusë për 1 000 banorë, i ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 2 autobusë për 1 000 banorë. Ndërkohë, Serbia dhe Kosova ruajnë raporte më të ulëta, përkatësisht 1.8 dhe 1.5 autobusë për 1 000 banorë. Vendi i fundit në rajon për numrin e autobusëve është Bosnje-Hercegovina.

Në vitin 2024, në Bashkimin Europian kishte 737 142 autobusë (duke përfshirë trolejbusë, minibusë dhe mini-autobusë), ose 1.6 autobusë për 1 000 banorë. Kjo shkallë motorizimi ka mbetur e qëndrueshme për dhjetë vitet e fundit, ndërsa numri i makinave të pasagjerëve për 1 000 banorë është rritur ndjeshëm në të njëjtën periudhë, nga 506 në vitin 2014 në 578 në vitin 2024.

Numri më i lartë i autobusëve për 1 000 banorë në BE u regjistrua në Maltë (4.6), e ndjekur nga Luksemburgu (4.0) dhe Estonia (3.7). Shkallët më të ulëta u regjistruan në Holandë (0.5), Gjermani (1.0) dhe Austri (1.2).

Nëse i referohemi edhe të dhënave mbi çmimet e transportit publik, Shqipëria dhe vendet e Ballkanit vazhdojnë të jenë ndër rajonet me kostot më të ulëta të transportit publik në Europë, edhe në një kohë kur qytetet më të mëdha europiane po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve.

 

Shqipëria 15 Dhjetor Edel Strazimiri

Si ka  nisur kjo javë për valutat kryesore?

Dollari amerikan e ka nisur javën negativisht pasi në raport me javën e kaluar ka humbur pikë gjatë fundjavës duke u blerë këtë mëngjes me 81.7 lekë dhe duke......

Live TV

All - General - 2
Të fundit
Të gjitha lajmet
All - General - 3
Desktop - General - 7

Më të vizituarat