IA çon “në qiell” çmimet e bakrit - Shkak, kërkesa e lartë për qendrat e të dhënave dhe mungesa e furnizimeve

Bakri po afrohet me shpejtësi drejt shifrës prej 12,000 dollarësh për ton, për shkak të pritshmërive për një rritje të kërkesës nga qendrat e të dhënave që mbështesin inteligjencën artificiale. Një tjetër faktor ndikues është mungesa e furnizimeve jashtë Shteteve të Bashkuara.
I vlerësuar për përçueshmërinë e jashtëzakonshme elektrike, bakri është i domosdoshëm për rrjetet e energjisë që furnizojnë qendrat e të dhënave, automjetet elektrike dhe infrastrukturën e nevojshme për tranzicionin energjetik.
Çmimet e metalit janë rritur 35% që nga fillimi i këtij viti dhe po shkojnë drejt fitimeve më të mëdha që nga viti 2009, për shkak të ndërprerjeve në miniera dhe stoqeve të mbajtura në SHBA. Ditët e fundit, çmimi tejkaloi 11,950 dollarë për ton.
“Investitorët që duan të investojnë në fusha të ndryshme të inteligjencës artificiale do të blejnë edhe produkte financiare që lidhen me qendrat e të dhënave, pra edhe asete që lidhen me bakrin” shpjegojnë analistët.
Një sondazh i fundit i Reuters mbi parashikimet e ekspertëve tregon se tregu i bakrit do të shënojë një deficit prej 124,000 tonësh këtë vit dhe 150,000 tonësh vitin e ardhshëm.
Rritja e kërkesës për metalin po nxitet nga miliarda dollarë të investuara globalisht për të modernizuar dhe zgjeruar rrjetet e energjisë. Qendrat e të dhënave dhe energjia e pastër kërkojnë sasi të mëdha elektriciteti. Edhe tranzicioni energjetik, që përfshin teknologjitë e energjisë së rinovueshme si era dhe dielli, pritet të rrisë kërkesën për bakër.
Analistët e sektorit parashikojnë që kërkesa globale për metalin këtë vit do të arrijë 27 milionë tonë, një rritje prej 2.7% krahasuar me 2024, ndërsa nevojat e konsumatorit kryesor të metaleve, Kinës, pritet të rriten me 3.7%. Sipas ekspertëve, zgjerimi i kërkesës globale jashtë Kinës do të jetë 3% vitin e ardhshëm.
Greqia, “magnet” për amerikanët - Vizitorët nga SHBA u rritën me 21% në periudhën tetor-nëntor
Kërkesa e turistëve amerikanë për Greqinë po vazhdon të rritet edhe në fund të vitit, sipas të dhënave për trafikun e pasagjerëve nga SHBA në aeroportin e......
Bankat në Kosovë rrisin tarifat e shërbimeve - Deri në 100%, ndonëse realizuan fitime rekord
Një pjesë e bankave tregtare në Kosovë këtë vit kanë shtrenjtuar disa prej shërbimeve për klientët e tyre. Ngritje kanë pasur edhe tarifat për tërheqje të......
Rinis funksionimi i naftësjellësit Selanik–Shkup - Kishte ndërprerë punën që në vitin 2013
Pas më shumë se dhjetë vjetësh ndërprerjeje, naftësjellësi Selanik–Shkup po kthehet sërish në funksion, pasi në vitin 2013 kompania greke “Hellenic......
Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria dhe Egjipti forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe dialogun institucional
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj, drejtoi punimet e Sesionit të Parë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik, Shkencor dhe Teknik......
Rama: Vendimi i Kushtetueses eliminoi një precedent të rrezikshëm
Duke folur për zhvillimet e javës që sapo u mbyll, Kryeministri Edi Rama, u ndal edhe në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që riktheu në detyrë......
Më shumë para’ nga emigrantët, më pak ndikim në xhepa/ Paradoksi i remitancave: Prekin rekord, por kanë euron kundër
Viti 2025, të paktën për periudhën Janar-Shtator ka qenë i jashtëzakonshëm në drejtimin e remitancave, ku dërgesat totale të emigrantëve në 816.45 milionë......
106 mijë biznese deklarojnë pronën/ Tatimet, akses të plotë në databaza për hetimin e pasurive të pajustifikuara
Disa nga masat e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave janë plotësuar tërësisht, ndërsa të tjera janë në proces deri në vitin 2027. Konkretisht, në......
Greqi, tregu i pronave tejkalon rekordin e 2008-ës/ Çmimet e pasurive të paluajtshme, 86% më të larta se në 2017
Tregu i pasurive të paluajtshme ka arritur një nivel që e tejkalon rekordin e mëparshëm të vitit 2008, duke konfirmuar rikuperimin e plotë të çmimeve pas......





